leoni

Boris Pistorius: Kosova e ka mbështetjen ushtarake të Republikës Federale të Gjermanisë

Ministri i Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, gjatë qëndrimit për një vizitë në Kosovë ka deklaruar  se Kosova ka mbështetje ushtarake. Ai ka hënë se ne angazhohemi edhe më tej, kontingjentet janë forcuar, varësisht nga situata dhe zhvillimet ne do të vlerësojmë situatën, dhe ne bashkë me KFOR-in do të marrim përsipër, është përkushtim i yni ndaj Kosovës.  Sa i përket çështjes së ndalimit të dinarit serb, Pistorius  ka  propozuar që kjo duhet të bëhet në mënyrë të përshtatshme. Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova ka të drejtë për të zbatuar ligjshmërinë e saj, por në shtendosje bëjnë pjesë edhe masat legjitime sa i përket vendosjes së Euros si valutë të vetme. Pra, kjo duhet të komunikohet në mënyrë të përshtatshme. Këto janë garanci për siguri dhe këto bëjnë pjesë në dialog. Gjermania pas Amerikës është mbështetësja më e fortë e  Kosovës, dhe kështu do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen, ka nënvizuar, ministri i Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, gjatë qëndrimit për një vizitë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, u zhvilluan aktivitete tematike e përkujtimore

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, janë bërë …