leoni

Artan Qerkini: Prokuroria e Gjykatës Speciale, ka lejuar që të bëhet përgjimi i vizitorëve të krerëve të UÇK-së, në Hagë

Avokati, Artan Qerkini, ka bërë të ditur se Prokuroria e Gjykatës Speciale, në Hagë ka lejuar që të bëhet përgjimi i vizitorëve, dëshmitarë të privilegjuar. Sipas tij, në këtë rast, hyjnë familjarët, si bashkëshortja, vëllezërit, sepse si të privilegjuar ai sqaron se ata lirohen nga përgjegjësia. Komunikimi avokat, klient, është i privilegjuar, bisedat tjera mund të përgjohen. Nëse kemi dëshmitarë të privilegjuar, si ka mundësi ta përgjosh bisedën mes një personi që është i akuzuar dhe një dëshmitari të privilegjuar dhe atë me e përdorë pastaj si mjet për ta  vazhduar paraburgimin. Ata janë dëshmitarë të privilegjuar, nuk obligohet vëllai të  dëshmojë për vëllanë, bashkëshortja për bashkëshortin. Nuk e di a e ka ngritur këtë çështje mbrojtja, por kishte qenë mirë të ngritët për shqyrtim dhe të marrë një përgjigje nga gjykata”, ka thënë mes tjerash Artan Qerkini në një debat televiziv.

Kontrolloni gjithashtu

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, u zhvilluan aktivitete tematike e përkujtimore

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, janë bërë …