Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas dëshmisë së ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka quajtur të padrejtë dhe politik procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, …
Më shumë...Lajmet
Rutte pas takimit me Ramën: Shqipëria, një aleate e palëkundur e NATO-s
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi të mërkurën në Bruksel një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Shefi i Aleancës e vlerësoi Shqipërinë si një partnere të besueshme dhe të përkushtuar, duke theksuar kontributin e saj të vazhdueshëm në sigurinë euroatlantike. “Shqipëria është një aleate e palëkundur. …
Më shumë...Jeffrey Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Kushtetueses kushtuan pezullimin e Dialogut Strategjik
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka sqaruar se pezullimi i Dialogut Strategjik nga Shtetet e Bashkuara është rezultat i një grumbullimi të gjatë frustrimesh me qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku veçanërisht ndikuan sulmet e tij publike ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në një intervistë për “Radion Evropa e …
Më shumë...Arsim Bajrami: Dëshmia e James Rubin – rrëzim i akuzës së montuar ndaj UÇK-së
Sot përfundoi dëshmia e James Rubin para Gjykatës Speciale në Hagë. Kjo dëshmi ishte historike, sepse solli një rrëfim autentik të qeverisë amerikane mbi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me argumente të fuqishme dhe të pakundërshtueshme, Rubin e rrëzoi konstrukcionin artificial të akuzës për të ashtuquajturën “ndërmarrje …
Më shumë...Avdullah Hoti: Kufiri i BE-së së shpejti në Vërmicë, më pas ta çojmë në Merdare
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të rinj në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për mbarë shqiptarët. Hoti është shprehur optimist se deri në fund të këtij viti Shqipëria do të hapë edhe pesë kapitujt …
Më shumë...James Rubin përfundon dëshminë në Hagë: Thaçi nuk kishte rol ushtarak në UÇK
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, e ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë. Për tri ditë me radhë ai dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilët Prokuroria i akuzon për krime …
Më shumë...Beqë Cufaj: Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike, Kurti gaboi me Amerikën
Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka quajtur historike dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë, si dëshmitari i parë i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Në shkrimin e tij, Cufaj ka vlerësuar marrëdhëniet që Kosova ka ndërtuar me Shtetet e Bashkuara përmes figurave si …
Më shumë...Robert Bosch: Gjykata Speciale nuk është për drejtësi, por për t’i shërbyer Serbisë
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të UÇK-së. Në një fjalim gjatë protestës së së dielës në Hagë, Bosch tha se ngritja e kësaj gjykate nuk shihet si përpjekje e sinqertë për drejtësi, …
Më shumë...Mbrojtja e Krasniqit: Nuk ka pasur plan të UÇK-së kundër civilëve apo kundërshtarëve politikë
Mbrojtja e Jakup Krasniqit ka dorëzuar në Gjykatën Speciale raporte të UNMIK-ut, EULEX-it, dokumente ndërkombëtare dhe artikuj të mediave, duke i cilësuar si prova të rëndësishme që rrëzojnë akuzat ndaj UÇK-së. Në parashtresën e dorëzuar theksohet se këto prova dëshmojnë se UÇK-ja nuk ka pasur asnjë politikë të organizuar kundër …
Më shumë...James Rubin në Hagë: Thaçi nuk kërcënoi, ai mbrojti idealin e pavarësisë
Qysh në fillim të seancës, Rubin u pyet nëse kishte dijeni që Hashim Thaçi kishte kërcënuar ndonjëherë Veton Surroin. Ish-diplomati amerikan James Rubin sqaroi se Hashim Thaçi nuk kishte ushtruar kërcënime fizike ndaj askujt, por kishte qenë pjesë e një presioni ideologjik që lidhej drejtpërdrejt me betejën për pavarësinë e …
Më shumë...Edi Rama shpërndan dëshminë e Rubinit: “Liria ka emër”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish për procesin gjyqësor në Hagë kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke shpërndarë një pjesë nga dëshmia e ish-ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Në videon e publikuar, Rubin kritikon Prokurorinë Speciale për mënyrën se si është trajtuar Thaçi, duke …
Më shumë...Rubin mohon ekzistencën e “Shtabit të Përgjithshëm” të UÇK-së: “Tingëllon absurde, zoti gjykatës”
Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin, i cili ka shërbyer si krahu i djathtë i ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, ka dhënë dëshmi mbrojtëse për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para Gjykatës Speciale në Hagë, duke hedhur dyshime mbi pretendimet e Prokurorisë Speciale lidhur me UÇK-në. Rubin mohoi të ketë …
Më shumë...Hysni Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu drejtësinë në binarë
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar si vendimtare dëshminë e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, dhënë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, para Dhomave të Specializuara në Hagë. Gucati theksoi se fjala e Rubinit shënon një kthesë të rëndësishme …
Më shumë...Uk Lushi kritikon heshtjen e institucioneve pas dëshmisë së Rubinit në Hagë: “A po ju vjen marre?”
Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara, ka komentuar fuqishëm dëshminë e ish-diplomatit amerikan James Rubin para Gjykatës Speciale në Hagë. Lushi ka kritikuar ashpër heshtjen e institucioneve të Kosovës ndaj deklaratave të Rubinit, duke i cilësuar politikanët dhe udhëheqësit institucionalë si “qyqarë …
Më shumë...Fatmir Limaj: Gjykata Speciale, rezultat i 20 viteve propagandë anti-UÇK
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si “show” gjithë procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë kundër ish-drejtuesve të UÇK-së. Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live”, Limaj tha se ajo që po ndodh sot është pasojë e një propagande të ndërtuar për mbi dy dekada kundër …
Më shumë...Daut Haradinaj pas suspendimit të katër policëve: Qeveria po e përdor Policinë si vegël politike
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për suspendimin e katër pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, të cilët raportohet se kishin bërë shaka me kryeparlamentarin Dimal Basha. Haradinaj e cilësoi këtë veprim si …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
