Lajmet

Vizita e Begajt në Kosovën Lindore ngjall reagime në Serbi

Vizita e Begajt në Preshevë e Bujanoc ngjall reagime në Serbi

Vizita e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Preshevë dhe Bujanoc ka shkaktuar reagime në skenën politike serbe, ku përfaqësues të opozitës kanë kritikuar autoritetet shtetërore për mënyrën e organizimit të saj dhe, sipas tyre, mungesën e reagimit të Beogradit. Kryetari i Lëvizjes Popullore të Serbisë, Miroslav Aleksiq, vuri në …

Më shumë...

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Racionaliteti po mbizotëron në bisedime, synojmë marrëveshje politike

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Racionaliteti po mbizotëron në bisedime, synojmë marrëveshje politike

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se mbetet optimist pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se në bisedimet mes subjekteve politike po mbizotëron racionaliteti. Kurti tha se në takim janë diskutuar të gjitha temat kryesore politike, përfshirë formimin e qeverisë, konstituimin e Kuvendit dhe …

Më shumë...

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Hap i mirë që po bisedojmë para vendimeve të njëanshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar pozitiv takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se palët kanë diskutuar për stabilitetin institucional dhe shmangien e zgjedhjeve të reja. Pas takimit, Abdixhiku bëri të ditur se është arritur pajtim që bisedimet të vazhdojnë edhe …

Më shumë...

BDI: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Bilall Kasamit dhe jo shpërbërjen e këshillit komunal të Tetovës

BDI: Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të Bilall Kasamit dhe jo shpërbërjen e këshillit komunal të Tetovës

Bilall Kasami edhe një herë dëshmoi para qytetarëve pafuqinë e tij politike dhe institucionale. Në pamundësi për të marrë përgjegjësi dhe për të zgjidhur problemet e Tetovës, tani tenton ta kamuflojë dështimin e tij me teorira për zgjedhje të reja për Këshillin e Komunës së Tetovës. Bilall Kasami, i njohur …

Më shumë...

Haxhiu dekoron me medalje presidenciale ushtarake kolonelin amerikan A. J. Berg

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar me medaljen presidenciale ushtarake, kolonelin A. J. Berg. Kjo është bërë në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Pata kënaqësinë …

Më shumë...

Hodges: Kriza politike e ekspozon Kosovën ndaj atyre që duan destabilizim, prania amerikane është e rëndësishme

Ish-gjenerali amerikan që kishte drejtuar Komandën amerikane në Evropë, Ben Hodges, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” ka folur për Samitin e NATO-s që është mbajtur në Ankara dhe për atë se ku gjendet Kosova e rajoni i Ballkanit Perëndimor në agjendën e Aleancës Veri-Atlantike. Hodges ka thënë …

Më shumë...

Sami Lushtaku: “Vazhdoj t’i qëndroj prapa deklaratës sime se, nëse PDK bën koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, jap dorëheqje

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, ka reaguar pas takimit të zhvilluar sot ndërmjet kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për konsultimet rreth krijimit të institucioneve të reja. Përmes një reagimi publik, Lushtaku e …

Më shumë...

Gjini takon ambasadorin austriak: Aleanca e gatshme të kontribuojë në zhbllokimin e ngërçit institucional

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend dhe situatën pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Gjini ka bërë të ditur se e ka informuar ambasadorin …

Më shumë...

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

Ka pak ditë që Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se është shtyrë data për marrjen e vendimit dhe shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK—së në Hagë. E sot, zëdhënësi i Gjykatës Speiale, Michael Doyle ka folur për mbajtjen në paraburgim të katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, …

Më shumë...

Haradinaj përkujton bashkëluftëtarin Shaban Lajqi: Mbetet i gjallë në kujtimet tona

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Shaban Lajqin – Mixhën, në 20-vjetorin e vdekjes së tij. Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Lajqi ka qenë një luftëtar i dalluar, mjeshtër i armatimit dhe një bashkëluftëtar i afërt e i dashur për …

Më shumë...

Kadrijaj: Kurti të mos merret me Aleancën, nëse i plotëson kërkesat ia bëjmë kuorumin

Time Kadrijaj

Deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj, ka folur për deklarimet e sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth vendimit të AAK-së për të mos i shkuar në takim. Kadriaj ka thënë se Kurti s’ka nevojë të merret me AAK-në, duke theksuar se nëse …

Më shumë...

Rama: S’lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet, integrimi prek jetën e çdo shqiptari

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk duhet të shihet si një çështje e largët politike, por si një proces që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe ekonominë e vendit. Gjatë fjalës së tij në eventin “Rilindja 2.0”, Rama …

Më shumë...

Altin Krasniqi: Me kokën lart, presim epilogun me besim në të vërtetën

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, e ka vizituar të premten babanë e tij në Hagë. Kjo vizitë e tij vjen në një kohë kur kanë mbetur edhe pak javë deri te aktgjykimi për katërshen e UÇK-së. “Sot isha për vizitë në Hagë. Kanë mbetur …

Më shumë...

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri, trajnohen për drejtimin e operacioneve ushtarake

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar me sukses në Kursin e Lartë të Oficerit dhe në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm. Sipas njoftimit të FSK-së, këto programe të avancuara të edukimit …

Më shumë...

ATK: Të hyrat tatimore u rritën 14 për qind në gjashtëmujorin e parë

Të hyrat tatimore në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 janë rritur për 14 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni në një konferencë për media. “Nëse bëjmë krahasimin ndër vite, në vitin …

Më shumë...

Përfundon projekti i penetrimit të Veternikut, krijohet lidhje e re rrugore

Është përfunduar projekti i penetrimit të Veternikut, një investim i cili synon përmirësimin e qarkullimit rrugor në kryeqytet dhe lehtësimin e ngarkesës së trafikut. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se përmes këtij projekti është krijuar një lidhje e re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir.Sipas kryetarit …

Më shumë...