Lajmet

Florin Krasniqi godet VV-në: Kur i fyen njerëzit online, vjen momenti me u ballafaqu

Ish-deputeti e militanti, Florin Krasniqi

Florin Krasniqi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar ndaljen e gjuhës fyese dhe ofenduese në rrjetet sociale. Krasniqi deklaroi se Vetëvendosje e ka ndërtuar fuqinë politike përmes fyerjeve dhe etiketimeve ndaj kundërshtarëve politikë. “Vetëvendosja e ka arritë 51% duke fy e ofendu”, tha ai. Sipas …

Më shumë...

Kosova drejt fabrikës së parë të municioneve: Qeveria miraton zonën ushtarake në Gjakovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për përfundimin e procedurës së shpronësimit për interes publik të pronave të ish-Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”, për realizimin e projektit “Ndërtimi i Zonës Industriale të Mbrojtjes” në Jahoc të Gjakovë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i …

Më shumë...

Paralajmëron OVL-UÇK : Sulmet ndaj figurave të luftës nuk do të tolerohen

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve që, sipas tyre, janë bërë ndaj ish-komandantit të UÇK-së Sami Lushtaku nga zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani. Në reagimin e saj për media, OVL-UÇK ka dënuar përdorimin e gjuhës fyese dhe etiketimet që, sipas tyre, e …

Më shumë...

Uk Lushi: Gjuha përçarëse mund ta çojë Kosovën drejt përplasjes civile

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës politike që, sipas tij, po përdoret nga Lëvizja Vetëvendosje, duke paralajmëruar se akuzat dhe etiketimet pa prova mund ta shtyjnë vendin drejt një përçarjeje të rrezikshme. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lushi ka theksuar se partia në pushtet …

Më shumë...

Harry Bajraktari falënderon kongresistin Keith Self për mbështetjen ndaj Kosovës dhe NATO-s

Aktivisti shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Harry Bajraktari, ka shprehur mirënjohje për kongresistin amerikan Keith Self për qëndrimet e tij në mbështetje të Kosovës dhe aspiratës së saj për anëtarësim në NATO, duke e cilësuar këtë si rrugën më të sigurt drejt paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Bajraktari ka theksuar …

Më shumë...

Komiteti i Kongresit amerikan miraton projektligjin për emërtimin e ndërtesës së Ambasadës në Prishtinë “Eliot L. Engel”

Engel: Ushtria, policia dhe organet e inteligjencës të udhëhequra nga Milosheviqi, i kanë kryer krimet gjatë luftës në Kosovë

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, ka miratuar një projektligj që parasheh që një ndërtesë e Ambasadës amerikane në Prishtinë të emërtohet “Eliot L. Engel Building”, në nder të ish-kongresistit amerikan të njohur për mbështetjen e tij ndaj Kosovës. Projektligji H.R. 8562, i sponsorizuar nga …

Më shumë...

REL: SHBA miraton njoftimin për eksport armësh në Kosovë në vlerë mbi 14 milionë dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar Kongresin për një leje të propozuar që parasheh eksportin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve ushtarake drejt Kosovës, në vlerë prej rreth 14 milionë dollarësh ose më shumë. Sipas burimeve të cituara nga Radio Evropa e Lirë, njoftimi është dërguar …

Më shumë...

Safet Gërxhaliu: Krizat globale po e godasin edhe Kosovën, rritja e çmimeve po rëndon ekonominë familjare

Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka paralajmëruar se zhvillimet dhe krizat globale po reflektohen drejtpërdrejt edhe në ekonominë e Kosovës, duke ndikuar në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët. Sipas tij, rritja e çmimeve të konsumit prej rreth 7.5% në vend është një tregues i qartë i presionit ekonomik …

Më shumë...

Përplasje e ashpër në Skenderaj: akuzat dhe gjuha e rëndë mes Hysni Mehanës dhe Sami Lushtakut eskalojnë në debat politik

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehana, i cili së fundmi është emëruar zëvendësministër i Financave nga kryeministri Albin Kurti, është përfshirë në një përplasje të ashpër me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. Mehana, në postime të mëhershme në rrjete sociale, kishte përdorur gjuhë fyese ndaj Lushtakut, …

Më shumë...

Kongresi amerikan diskuton nismën për presion ndaj Greqisë për Kosovën, propozimi i Keith Self nuk kalon

Një propozim i kongresistit republikan amerikan, Keith Self, që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë presion ndaj Greqisë për rishqyrtimin e qëndrimit ndaj Kosovës, nuk ka arritur të marrë mbështetjen e nevojshme në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Më 13 maj, Self kishte propozuar ndërprerjen e 1.8 …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrat e kryera në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan, duke i cilësuar ato ndër ngjarjet më të rënda dhe më të dhimbshme që ka përjetuar populli i Kosovës. Ai tha se 102 shqiptarë të paarmatosur u ekzekutuan në mënyrë …

Më shumë...

Bedri Hamza takon ambasadorin britanik, në fokus procesi zgjedhor i 7 qershorit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Mbretëria e Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë te zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit dhe rëndësia e garantimit të një …

Më shumë...

Bedri Islami: Pse u shty vendimi për Thaçin dhe krerët e UÇK-së?

Shkrimtari dhe publicisti Bedri Islami ka reaguar ashpër ndaj shtyrjes së vendimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar këtë proces si thellësisht politik dhe me pasoja të mëdha për skenën politike në Kosovë. Sipas Islamit, shtyrja e vendimit nuk lidhet …

Më shumë...

Keith Self: Pesë shtete të NATO-s po pengojnë rrugën euroatlantike të Kosovës

Kongresmeni amerikan Keith Self ka kërkuar shtim të presionit diplomatik ndaj pesë vendeve të NATO-s që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duke paralajmëruar se kjo po pengon forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan. Gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan, Self …

Më shumë...

Marta Kos: Brukseli i pakënaqur me Kosovën dhe Serbinë

Komisionarja për Zgjerim në Komisioni Evropian, Marta Kos, do të qëndrojë të premten në Prishtina, në një vizitë që vjen në kohën e rritjes së pakënaqësive të Brukselit ndaj Kosovës dhe Serbisë për ngecjen e dialogut dhe krizën politike në rajon. Zyrtarja e lartë evropiane pritet të arrijë në Prishtinë …

Më shumë...

Ganimete Musliu: Kosova ka nevojë për ndryshim, jo përçarje dhe propagandë

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke deklaruar se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se qeverisja aktuale nuk ka sjellë rezultatet e pritura për Kosovën. Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës tha se koalicioni qeverisës, megjithëse kishte marrë mbështetje të madhe qytetare, ka dështuar …

Më shumë...