Lajmet

Miroslav Lajçak: Masat e normalizimit mes Kosovës e Serbisë, përfshijnë edhe kufizimin e kërcënimit ose përdorimin e forcës

Miroslav Lajcak

Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat kanë qenë të tensionuara që nga konflikti brutal i dyshes në vitet 1990, mbeten delikate një vit pas një marrëveshjeje në përpjekje për një rrugë të re drejt normalizimit, shkruan mediumi amerikan “CNBC”. “Stabiliteti është i brishtë. Ne nuk mund ta marrim paqen dhe …

Më shumë...

Ka dështuar në mungesë të kuorumit themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë

Ka dështuar në mungesë të kuorumit  themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe …

Më shumë...

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet miratimin e Ligjit për largimin e kazinove dhe bastoreve nga institucionet arsimore

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet miratimin e Ligjit për largimin e kazinove dhe bastoreve nga institucionet arsimore. BDI me shqetësim ka ndjekur gjithë debatin dhe fushatën kundër Ligjit për lojëra të fatit dhe në mbrojtje të monopolit të dyshimtë në këtë industri. Fushata obstrukcioniste, bllokuese, shpifëse, negative dhe ofenduese nuk …

Më shumë...

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili ka njoftuar se është prishur koalicioni qeverisës me LDK-në, në kryeqytet

Uran Ismaili: Qeveria dhe ZRRE të nisin urgjentisht procesin e uljes së çmimit të energjisë elektrike

Kryetari i degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, ka njoftuar se është  prishur koalicionin qeverisës me LDK-në në kryeqytet. ka shkruar se i ka dorëzuar shkresën zyrtare për prishje të koalicionit, kryetarit Përaprim Rama. “Pasi shfuqizuam vendimin për Badoc, shkëpusim koalicionin qeverisës në Prishtinë Në mbledhjen e jashtëzakonshme të …

Më shumë...

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar kundër Ministres së punëve të Jashtme, Donika Shvarc

Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar kundër Ministres së punëve të Jashtme, Donika Shvarc  në lidhje më agjendën e Këshillit te Sigurimit te OKB-se, të cilin thotë se e ka ndërlidhur me agjendën e Kuvendit te Kosovës, konkretisht me formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për Ministrinë e …

Më shumë...

Ligji i ri i Hungarisë për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, shkel ligjin e Bashkimit Evropian

Ligji i ri i Hungarisë për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, shkel ligjin e Bashkimit Evropian.

Ligji i ri i Hungarisë për mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, për të cilin partia në pushtet Fidesz tha se ishte e nevojshme për të mbrojtur kundër ndërhyrjeve të jashtme politike, shkel ligjin e Bashkimit Evropian. Komisioni tha se i kishte dërguar Hungarisë një njoftim zyrtar se do të hapte një …

Më shumë...

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është shtyrë vazhdimi i gjykimit kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sërish është shtyrë  gjykimi kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e të tjerëve në rastin penal “hedhje e gazit lotsjellës në sallë n e Kuvendit”. Lajmin e ka konfirmuar Musa Damati, avokat i deputetit, Pal Lekaj, i cili ishte paraparë të paraqitej …

Më shumë...

Kryeministri, Kurti dhe ministrja, Shvarc, marrin pjesë në mbledhjen e KS të OKB-së që mbahet sonte në orën 21:00, në Nju Jork

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Shtetet e  Bashkuara të Amerikës bashkë me ministren Donika Schwarz. Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, kryeministri, do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit,  që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës. Kjo seancë …

Më shumë...

Hovenier: Nëse Qeveria e Kosovës nuk dëshiron partneritet, do të ketë ndikim në kualitetin e partneritet tonë

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot ka qëndruar në ndërtesën e Qeverisë, por  nuk ka treguar se me cilin zyrtar qeveritar është takuar, pasi  kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lidhur me shtyrjen e zbatimit të Rregullores …

Më shumë...

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon gjykimi kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po vazhdon gjykimi kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e të tjerëve në rastin penal “hedhje e gazit lotsjellës në sallë n e Kuvendit”.  Kryeparlamentari akuzohet se në seancën e Kuvendit të Kosovës të 10 gushtit të 2016, në cilësi të deputetit. …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Po dëshmohet qartë se Qeveria e Kosovës nuk ka koordinim me partnerët ndërkombëtarë

Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se edhe njëherë po dëshmohet  qartë se Qeveria e Kosovës nuk ka koordinim me partnerët ndërkombëtar. Ai ka thënë me këtë rast  se politika e aktit të kryer është metodë e kryeministri Kurti, por se kjo nuk zgjatë dhe se ky si zakonisht …

Më shumë...

Blerta Deliu: Qeveria po kërcënon mediat online për kontroll, me projektligjin që gjoja parasheh rregullimin e tyre

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu deklaroi se Qeveria po kërcënon mediat me kontroll, duke iu referuar ndryshimeve që synon t’i bëjë në projektligjin që parasheh rregullimin e mediave online. Ajo tha në Kuvend se kjo “i hap rrugë autoritarizmit dhe censurës”.  “Këto ndryshime dekurajojnë gazetarët të raportojnë për çështje me …

Më shumë...

Deputetët e Listës Serbe sot janë rikthyer në Kuvend, pas një mungese prej gati pesë muajsh, për të siguruar vazhdimin e mandatit

Deputetët e Listës Serbe, sot janë rikthyer në Kuvend, pas një mungese prej gati pesë muajsh, vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit dhe për të marrë pagat e majme mujore nga buxheti i Kosovës. Kjo praktikë  u lejohet me ligj për të mos djegur mandatet e deputetit. Mungesa e …

Më shumë...

Kosovapressin nuk e ka themeluar, Skënder Krasniqi, por SHP i UÇK-së, më 13 nëntor të vitit 1998, të cilin ai nuk e përmend me asnjë fjalë

Kosovapressin nuk e ka themeluar, Skënder Krasniqi por SHP i UÇK-së, më 13 nëntor të vitit 1998, të cilin nuk e përend me asnjë fjalë, ky sarhoshi politik i Albin Kurtit. “Presidenti” i Agjencisë së Lajmeve, Skënder Krasniqi, në shënimin e çerekshekullit të kësaj agjencie, foli për sfidat, punën, bashkëpunimet …

Më shumë...

Partia Aleanca për Shqiptarët, të cilës i prin Arben Taravari, argati i shkizmatikut, Albin Kurti, ka shkaktuar debat dhe mos durim politik

Kryetari aktual i Gostivarit, Arben Taravari, po feston fitoren e tij të dytë në Gostivar

Aleanca për Shqiptarët, në Maqedoninë e Veriut, e cila aktualisht ka në krye, Arben Taravarin, argatin e  shkizmatikut, Albin Kurti  ka shkaktuar debat të gjerë politik dhe incidente pas ndarjes së saj në dy pjesë. Kryetari i partisë, që është pjesë e Qeverisë teknike, Arben Taravari, ka deklaruar se qenka …

Më shumë...

Sot në KS të OKB-së, me kërkesë të Serbisë, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme lidhur me situatën në Kosovë

OKB

Sot në KS të OKB-së, me kërkesë të Serbisë,  do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme lidhur me  situatën në Kosovë. Ambasadori i Serbisë në OKB  ka paraqitur një kërkesë për thirrjen e seancës, e cila sipas medieve, tërheq vëmendjen për situatën në Kosovë, për të cilën, Beogradi zyrtar pretendon …

Më shumë...