Lajmet

Ardian Gjini kritikon Qeverinë: Hiqni TVSH-në për produktet bazike, bëjeni Kosovën më të lehtë për të jetuar

Ardian Gjini: Kur Ramush Haradinaj ishte kryeminster dhe Kosova po shkonte drejt sanksioneve ai ka dhënë dorëheqje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë për, siç tha, mungesën e masave konkrete për përballimin e kostos së jetesës, duke kërkuar heqjen e TVSH-së për produktet bazike higjienike për fëmijë dhe gra. Gjini tha se qytetarët vazhdojnë të përballen me çmime të larta dhe …

Më shumë...

FSK-ja synon përmbylljen e transformimit në vitin 2028, anëtarësimi në NATO mbetet sfidë politike

Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të përmbyllë në vitin 2028 procesin dhjetëvjeçar të transformimit në një forcë moderne mbrojtëse me kapacitete të plota ushtarake, një etapë që konsiderohet vendimtare për zhvillimin e sektorit të sigurisë në vend. Gjatë këtij procesi, FSK-ja ka zgjeruar misionin e saj, ka rritur numrin …

Më shumë...

Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve

Rashit Qalaj

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e zvarrit me qëllim formimin e institucioneve të reja, duke e cilësuar këtë si një veprim në dëm të qytetarëve dhe funksionimit demokratik të shtetit. Qalaj i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, si partia me …

Më shumë...

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, duke prekur dhjetëra fermerë në disa komuna të vendit. Ndër zonat më të goditura janë Theranda, Peja, Klina dhe Istogu, ku sipas raportimeve janë …

Më shumë...

Sami Lushtaku: Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen tragjike të dy anëtarëve të familjes Qorraj nga Pemishta e Skenderajt

Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen tragjike të dy anëtarëve të familjes Qorraj nga Pemishta e Skenderajt, Ramiz Qorrajt 69 vjeç dhe mbesës së tij, Arbëresha Qorraj 12 vjeç, në një aksident të rëndë komunikacioni. Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qorraj, …

Më shumë...

Toby Cadman- ish-avokati i Haradinajt: Gjykata Speciale po funksionon pa transparencë dhe pa kontroll të jashtëm

Toby Cadman: Kërkoj përjashtimin e krerëve të Gjykatës Speciale, për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë

Gjykata speciale në Hagë po përballen me kritika të reja për mungesë transparence, llogaridhënieje dhe mbikëqyrjeje të pavarur. Këto vlerësime janë bërë nga avokati britanik Toby Cadman, ish-mbrojtës i Nasim Haradinajt, në një analizë të publikuar pas raportit paraprak të Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve …

Më shumë...

Komisioni Evropian po shqyrton reformat e Kosovës, mbetet i paqartë disbursimi i fondeve nga Plani i Rritjes

Udhëheqësit e BE-së i konfirmojnë sot konkluzionet e arritura nga ministrat e Jashtëm lidhur me procesin e zgjerimit

Komisioni Evropian ka konfirmuar se është duke vlerësuar raportin e Kosovës për zbatimin e reformave në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje, ndërsa vendimi për disbursimin e fondeve nga Plani i Rritjes ende nuk është marrë. Sipas një zëdhënësi të Komisionit Evropian, 15 korriku 2026 ishte afati i fundit …

Më shumë...

OVL-UÇK alarmon pas publikimit të listave në Serbi: Ish-luftëtarët të mos kalojnë në territorin serb

Publikimi i listave me emra dhe të dhëna personale të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga një lëvizje nacionaliste serbe ka nxitur reagime në Kosovë, në një periudhë kur vazhdojnë arrestimet e shqiptarëve nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte. Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së …

Më shumë...

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë në korrik: Muaji më i përgjakshëm i luftës sonë çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë muajit korrik, duke e cilësuar këtë periudhë si një nga muajt më të përgjakshëm të luftës çlirimtare në Kosovë. Në një reagim publik, OVL-UÇK ka shprehur nderim dhe mirënjohje për të gjithë dëshmorët, duke theksuar se sakrifica …

Më shumë...

LVV i mbyll derën Vjosa Osmanit për presidente, synon marrëveshje me LDK-në për institucionet

Lëvizja Vetëvendosje ka sinjalizuar se nuk e mbështet rikandidimin e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës, ndërsa ka shprehur gatishmëri për arritjen e një marrëveshjeje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e institucioneve të reja. Dy deputetë të zgjedhur të LVV-së, Arbërie Nagavci dhe Vigan Qorrolli, deklaruan të …

Më shumë...

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, për nënshkrimin e dekreteve për shkarkimin e shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, duke e cilësuar atë si një veprim politik dhe jo juridik. Hasani tha se, nëse do të kishte pasur …

Më shumë...

IKD: Kriza politike ka lënë dhjetëra institucione me mandate të skaduara dhe pozita të paplotësuara

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ngritur alarmin se dhjetëra institucione dhe agjenci të pavarura në Kosovë vazhdojnë të funksionojnë me mandate të skaduara, përbërje të paplotësuara ose pa drejtues, duke rrezikuar funksionimin normal të shtetit. Sipas IKD-së, institucione të rëndësishme si Gjykata Kushtetuese, Institucioni i Avokatit të Popullit, Këshilli …

Më shumë...

Ali Ahmeti ngushëllon familjen Tërnava: Dhimbja e tyre është dhimbja e gjithë shoqërisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Tërnava, e cila humbi disa anëtarë në aksidentin tragjik të ndodhur pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë. Përmes një reagimi publik, Ahmeti e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të rëndë, duke theksuar se dhimbja …

Më shumë...

Sqarim nga Radio Kosova e Lirë

Drejtoria e Radios Kosova e Lirë njofton opinionin publik se nuk është dhe nuk ka qenë pjesë e asnjë organizimi politik, fetar apo të çfarëdo natyre tjetër jashtë misionit të saj informues dhe atdhetar. Njëherësh, sqarojmë se z. Nusret Pllana, që nga qershori i vitit 1999, nuk është dhe nuk ka qenë …

Më shumë...

Hysni Gucati kërkon reagim urgjent pas publikimit të listave të luftëtarëve të UÇK-së nga Serbia

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reagojë menjëherë pas publikimit nga një lëvizje e veteranëve serbë të emrave të pjesëtarëve të Brigadave 111 dhe 121 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Gucatit, institucionet e Kosovës duhet …

Më shumë...

Eurodeputeti Thomas Waitz ngre në Komisionin Evropian çështjen e planeve për gazin fosil në Kosovë

Thomas Waitz: Lajçak paraqet të gjitha kërkesat që ka ndaj Kosovës, kurse ndaj Serbisë nuk paraqet asnjë pikë të vetme

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz, nga grupi i të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, i ka drejtuar Komisionit Evropian një sërë pyetjesh me shkrim lidhur me planet dhe diskutimet për ndërtimin e infrastrukturës së re të gazit fosil në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe Kosovën. Në pyetjet e …

Më shumë...