Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të humbë më tej besimin e Uashingtonit nëse nuk i përgjigjet pozitivisht nismave amerikane për projektet energjetike, përfshirë infrastrukturën e gazsjellësit dhe gazit të lëngshëm natyror. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 17 …
Më shumë...Lajmet
Shqipëria dërgon një togë ushtarësh në brigadën shumëkombëshe të NATO-s në Rumani
Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka miratuar projektvendimin për dërgimin e një toge nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë në përbërje të brigadës shumëkombëshe të NATO-s në Rumani. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, tha se ky vendim përfaqëson një angazhim shtesë të qeverisë shqiptare në kuadër të misioneve të Aleancës …
Më shumë...Lutfi Haziri: Delegatët të mos hyjnë në beteja që nuk janë të tyre, vendimin për Abdixhikun ta japë Kuvendi
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje delegatëve të partisë që të mos përfshihen në përplasjet e brendshme politike në prag të Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor. Përmes një reagimi në Facebook, Haziri tha se çështja e votëbesimit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duhet të zgjidhet nga delegatët …
Më shumë...Albin Kurti hesht për negociatat me LDK-në
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse është duke pritur që Lidhja Demokratike e Kosovës ta mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm para vazhdimit të bisedimeve për formimin e institucioneve të reja. Kurti u pyet për këtë çështje pas një ceremonie në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, …
Më shumë...Burim Ramadani: Albulena Haxhiu, pse nuk e cakton sot seancën konstituive, çfarë skenari po përgatisni?
Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pasi ajo njoftoi se të premten do ta caktojë datën e seancës konstituive të Kuvendit. Ramadani ka shtruar pyetjen pse data e seancës nuk po caktohet menjëherë, duke ngritur …
Më shumë...Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027
Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën. Përmes një reagimi në platformën “X”, Wilson e cilësoi këtë deklaratë si të …
Më shumë...Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet
Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë besimin e qytetarëve vetëm nëse ndërtojnë struktura mbi meritën, integritetin dhe mbështetjen reale të anëtarësisë. Në një shkrim publik, Kuçi vlerëson se drejtuesit partiakë nuk duhet të zgjidhen përmes imponimit apo marrëveshjeve të ngushta, por …
Më shumë...Ramush Haradinaj: Vendimi i GJND-së vulosi shtetësinë e Kosovës dhe të drejtën e fituar me luftën çlirimtare
Ish Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 22 korrikun, ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Haradinaj ka theksuar se ky vendim përbën një nga momentet më të rëndësishme në historinë e …
Më shumë...Enver Hoxhaj pas vizitës në Hagë: Thaçi dhe Veseli të fortë, fundi i padrejtësisë po afrohet
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka vizituar në Hagë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se i ka gjetur të dy të fortë, dinjitozë dhe me besim të palëkundur në …
Më shumë...Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi
Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte dhe të dënohet me dënimin maksimal të paraparë me ligj, duke argumentuar se gjatë gjykimit është provuar përtej çdo dyshimi përfshirja e tij gjatë viteve 1998-1999, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka …
Më shumë...Dimitar Keranov: Kosova stabile është çelës për sigurinë e Ballkanit, kërkohet mbështetje më e madhe për integrimin në BE
Presidenti i Institutit të Shkencave Politike në Varna të Bullgarisë, Dimitar Keranov, ka vlerësuar se stabiliteti i Kosovës është një element kyç për sigurinë e Ballkanit, duke bërë thirrje për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Bullgarisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Në një analizë të publikuar, Keranov thekson se marrëdhëniet mes Sofjes, …
Më shumë...Ardian Gjini kritikon Qeverinë: Hiqni TVSH-në për produktet bazike, bëjeni Kosovën më të lehtë për të jetuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë për, siç tha, mungesën e masave konkrete për përballimin e kostos së jetesës, duke kërkuar heqjen e TVSH-së për produktet bazike higjienike për fëmijë dhe gra. Gjini tha se qytetarët vazhdojnë të përballen me çmime të larta dhe …
Më shumë...FSK-ja synon përmbylljen e transformimit në vitin 2028, anëtarësimi në NATO mbetet sfidë politike
Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të përmbyllë në vitin 2028 procesin dhjetëvjeçar të transformimit në një forcë moderne mbrojtëse me kapacitete të plota ushtarake, një etapë që konsiderohet vendimtare për zhvillimin e sektorit të sigurisë në vend. Gjatë këtij procesi, FSK-ja ka zgjeruar misionin e saj, ka rritur numrin …
Më shumë...Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e zvarrit me qëllim formimin e institucioneve të reja, duke e cilësuar këtë si një veprim në dëm të qytetarëve dhe funksionimit demokratik të shtetit. Qalaj i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, si partia me …
Më shumë...Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente
Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, duke prekur dhjetëra fermerë në disa komuna të vendit. Ndër zonat më të goditura janë Theranda, Peja, Klina dhe Istogu, ku sipas raportimeve janë …
Më shumë...Sami Lushtaku: Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen tragjike të dy anëtarëve të familjes Qorraj nga Pemishta e Skenderajt
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen tragjike të dy anëtarëve të familjes Qorraj nga Pemishta e Skenderajt, Ramiz Qorrajt 69 vjeç dhe mbesës së tij, Arbëresha Qorraj 12 vjeç, në një aksident të rëndë komunikacioni. Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qorraj, …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
