Ardian Gjini: Kur Ramush Haradinaj ishte kryeminster dhe Kosova po shkonte drejt sanksioneve ai ka dhënë dorëheqje

Ardian Gjini kritikon Qeverinë: Hiqni TVSH-në për produktet bazike, bëjeni Kosovën më të lehtë për të jetuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë për, siç tha, mungesën e masave konkrete për përballimin e kostos së jetesës, duke kërkuar heqjen e TVSH-së për produktet bazike higjienike për fëmijë dhe gra. Gjini tha se qytetarët vazhdojnë të përballen me çmime të larta dhe inflacion, ndërsa sipas tij, ekzekutivi nuk po ndërmerr veprime që do ta lehtësonin barrën ekonomike. Ai tha se gjashtë pikat e propozuara nga AAK-ja për mbështetjen e krijimit të institucioneve janë pjesë e programit të partisë dhe se një pjesë e tyre mund të zbatohen menjëherë vetëm me vendime të qeverisë. Gjini kritikoi edhe deklaratat e kryeministrit në detyrë lidhur me ftesën për takim me AAK-në, duke theksuar se partia e tij nuk është pengesë për konstituimin e institucioneve. “Sipas tij, Aleanca nuk po kërkon asgjë tjetër përveç masave që do ta bënin Kosovën më të lehtë për të jetuar.” Në fund, kreu i AAK-së tha se partia që drejton nuk do të bëjë kompromis me bindjet e saj ideologjike, duke shprehur bindjen se politika e djathtë që përfaqëson Aleanca do të fitojë mbështetjen e qytetarëve në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …