Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se ka vizituar në Hagë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se i ka gjetur të dy të fortë, dinjitozë dhe me besim të palëkundur në të vërtetën, duke shprehur bindjen se fundi i procesit gjyqësor po afrohet. “I vizitova miqtë e mi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë. I gjeta të fortë, me dinjitet dhe me besim të palëkundur në të vërtetën. Shtatori është gjithnjë e më afër. Bashkë me ta, e presim ditën kur do të kthehen në Kosovë, aty ku e kanë vendin”, ka shkruar Hoxhaj. Ai e cilësoi procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së si padrejtësi dhe tha se pret kthimin e tyre në Kosovë pas përfundimit të gjykimit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
