Lajmet

Ramush Haradinaj: Qëndroj në mbështetje të plotë të kërkesave të drejta të banorëve të Rugovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se qëndron në mbështetje të plotë të kërkesave të drejta të banorëve të Rugovës, të cilët me të drejtë po kundërshtojnë vendimin absurd për ndalimin e transportit të materialit ndërtimor në Bjeshkët e Nemuna. “Nuk mund të mbrohet natyra duke dënuar njerëzit që …

Më shumë...

Bedri Hamza: Kosova ka nevojë ta rikthejë stabilitetin, besimin dhe perspektivën zhvillimore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin tha se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe për procesin zgjedhor të 7 qershorit. Hamza ka thënë se në takim ka shprehur shqetësimin për sfidat …

Më shumë...

DvN akuzon Qeverinë për ndikim në zgjedhje me ndarjen e 100 eurove

Qeveria e Kosovës parashikon rritje ekonomike 10 përqind, por këtë ekonomistët shprehen skeptik

Demokracia në Veprim ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e nga 100 euro për disa kategori të qytetarëve vetëm pak javë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë veprim si ndërhyrje të papranueshme në procesin zgjedhor. Përmes një reagimi publik, DvN ka vlerësuar se ky vendim …

Më shumë...

Tensione te protesta në Rugovë, qytetari refuzon t’ia japë dorën Fitore Pacollit

Protesta e qytetarëve nga Rugova para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale me ministren në detyrë, Fitore Pacolli. Banorët e Rugovës kishin dalë për të kundërshtuar vendimin për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në këtë zonë, ndërsa Pacolli kishte tentuar …

Më shumë...

Nait Hasani: Masakra e Dubravës po harrohet nga drejtësia dhe institucionet

I mbijetuari i masakrës së Burgut të Dubravës, Nait Hasani, ka akuzuar institucionet e Kosovës për neglizhencë ndaj zbardhjes dhe trajtimit të një prej krimeve më të rënda të luftës në Kosovë. Gjatë homazheve të mbajtura në 27-vjetorin e masakrës së Dubravës, Hasani tha se drejtësia për viktimat ka mbetur …

Më shumë...

Hamilton nga ura e Ibrit: NATO kërkon drejtësi për Banjskën, falënderon partnerët në KFOR

Zyrtari i lartë i NATO-s, Kevin Hamilton, ka publikuar fotografi nga ura e Ibrit në Mitrovicë gjatë vizitës së tij në Kosovë, duke përcjellë mesazhe të fuqishme për sigurinë dhe bashkëpunimin në kuadër të KFOR-it. Hamilton ka treguar se e ka kaluar urën së bashku me kapitenin zviceran Raemy nga …

Më shumë...

Dy javë para zgjedhjeve, Qeveria “hap thesin”: 100 euro për qytetarët mes varfërisë rekord dhe akuzave për blerje vote

Qeveria e Kosovës ka miratuar një pako emergjente që parasheh nga 100 euro mbështetje për punëtorët e sektorit privat, studentët, fëmijët dhe pensionistët, vetëm dy javë para zgjedhjeve. Vendimi ka nxitur reagime të forta dhe akuza për tentativë të ndikimit elektoral përmes ndihmave financiare, sidomos në një periudhë kur Kosova …

Më shumë...

Bedri Hamza takon ambasadorin francez: Kosova duhet t’i japë fund krizave që po rëndojnë qytetarët

Bedri Hamza ka pritur në takim ambasadorin e Francë në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit. Gjatë takimit, Hamza ka theksuar nevojën që Kosova të dalë nga krizat e vazhdueshme politike dhe ekonomike, të cilat sipas …

Më shumë...

Ramush Haradinaj kujton Masakrën e Dubravës dhe Vushtrrisë: “Kosova nuk harron krimet e regjimit serb”

Ramush Haradinaj ka kujtuar Masakrën e Dubravës dhe masakrën në Vushtrri, duke i cilësuar ato si ndër krimet më çnjerëzore të kryera nga regjimi serb ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Përmes një postimi publik, Haradinaj tha se nga 19 deri më 22 maj 1999, në Burgu i Dubravës u …

Më shumë...

Specialja në panik nga raporti britanik? Emaili sekret ndaj ambasadave të BE-së ngre dyshime për ndikim në proces

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Një email zyrtar i gjykatës speciale, i siguruar nga VOX Kosova, ka nxitur debat të madh lidhur me mënyrën se si Gjykata Speciale po reagon ndaj raportit të avokatëve britanikë të BHRC, raport që ngre shqetësime serioze për shkelje të të drejtave të të akuzuarve në Hagë. Sipas përmbajtjes së …

Më shumë...

Përplasja për varfërinë në Kosovë: Opozita kritikon Kurtin pas raportit të FMN-së

Raporti i fundit i publikuar nga platforma WorldAtlas, duke iu referuar të dhënave të Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë pas Moldavisë, ka nxitur debat të fortë politik në vend. Përfaqësues të opozitës kanë akuzuar Qeverinë në detyrë të udhëhequr nga …

Më shumë...

Banka Botërore: Përmirësime në drejtësinë në Kosovë, por sfida mbeten në efikasitet dhe besim publik

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Në kuadër të nismës së financuar nga Bashkimi Evropian “EU4 Sundimi i ligjit- Banka Botërore ka prezantuar gjetjet e anketës së fundit rajonale për sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke vlerësuar zhvillime pozitive në disa fusha nga viti 2020 deri në vitin 2025. Në prezantim u tha se raporti tregon …

Më shumë...

Bedri Hamza akuzon Kurtin: Kërkoi gjithë pushtetin, prandaj vendi po shkon në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendi po shkon në zgjedhje për shkak të mungesës së vullnetit për marrëveshje politike dhe, sipas tij, përpjekjeve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për përqendrim të pushtetit. Hamza tha se ka ekzistuar mundësia për stabilitet institucional dhe politik, …

Më shumë...

Besnik Tahiri: Përçarja në Kosovë nisi nga “dhomat e linçimit” të VV-së

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka ndikuar në përçarjen e shoqërisë kosovare përmes asaj që ai i quajti “dhoma të linçimit”. Tahiri deklaroi se kjo qasje ka filluar prej vitesh përmes etiketimit dhe fushatave denigruese ndaj kundërshtarëve …

Më shumë...

Lutfi Haziri: Kurti ka bërë denigrim politik ndaj LDK-së, UÇK-së dhe punëtorëve

Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për, siç tha ai, denigrim të vazhdueshëm politik ndaj subjekteve dhe grupeve të ndryshme në shoqëri. Sipas Hazirit, fillimisht ky denigrim ka nisur ndaj LDK-së dhe lidershipit të saj historik, më pas ndaj ish-pjesëtarëve të …

Më shumë...

Edi Rama në Tokio: Vizitë zyrtare mes flamujve kuqezi dhe takimeve të nivelit të lartë

Vizita zyrtare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Tokio është mirëpritur me ceremoni protokollare dhe dekorim të rrugëve kryesore të kryeqytetit japonez me flamuj të Shqipërisë dhe Japonisë, duke krijuar një atmosferë të veçantë shtetërore. Vizita zhvillohet në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Japonisë, me …

Më shumë...