Çdo vendim rreth statusit ligjor të Trepçës pa marrëveshje me serbët e konsiderojmë si të pavlerë

Çdo vendim rreth statusit ligjor të Trepçës pa marrëveshje me serbët e konsiderojmë si të pavlerë

Çdo vendim rreth statusit ligjor të Trepçës pa marrëveshje edhe me serbët e konsiderojmë si të pavlerë dhe të parealizueshme. Me këtë vendim është dërguar porosia më e keqe e mundshme për palën serbe. Përkundër kësaj, do të provojmë që të vazhdojmë me punë dhe prodhim në këtë fabrikë deri tek dalja nga kjo situatë e vështirë, tha mes tjerash, zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev. Drejtori i Trepçës në veri, Jovan Dimkiq, tha se do të bëjë gjithçka që është e mundur që puna e deritashme në këtë kombinat të mos dështojë. “Si menaxhment dhe sindikatë me siguri që do të bëjmë gjithçka që është e mundur që puna jonë shumëvjeçare të mos dështojë pa asnjë arsye dhe pa ndonjë përgjegjësi nga ana jonë.Megjithatë do të përpiqemi që mos të ndalojmë me forcat tona të rregullta. Forca jonë nuk është në qëndrimet dhe argumentet politike, por forca jonë është fuqi ekonomike.Me këtë riorganizim komplet modeli ynë i tanishëm i funksionimit po shkatërrohet. Menaxhmenti dhe sindikata jonë nuk janë të gatshme për një shkatërrim të tillë. Prandaj ky ligj është i paqëndrueshëm për ne”, ka thënë Dimkiç.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin, Hekuran Murati, për deklaratat skandaloze se Kosova është shkatërruar për 20 vjet

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar ministrin Hekuran Murati, lidhur me deklaratat se Kosova …