Gjenerali shqiptarë-vrasës Dikoviq

CEAS kërkon nga Aleksandar Vuçiq ta shkarkojë nga detyra gjeneralin Dikoviq për shkak të krimeve të luftës në Kosovë

Qendra për Studime Euro-Atlantike (CEAS) i ka bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ta shkarkojë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq. Kjo thirrje vjen pas të dhënave e provave të reja të prezantuar për vrasjen e civilëve shqiptarë të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 nga njësia që ishte nën komandën e tij. Deklarata përkujton se në fillim të muajit janar të vitit 2012, Fondi për të Drejtën Humanitare, akuzon Dikoviqin për krime të rënda të luftës, krime në masë kundër civilëve shqiptarë, të kryera në prill-maj 1999 në fshatrat: Izbicë, Rezallë, Çikatovë e Vjetër, Vërbofc, Zabeli i Poshtëm, Gllanasellë, Gllogofc (të Drenicës), vrasjen në masë të civilëve, në mesin e të cilëve afro 50 të mitur, plaçkitje, dhunime, granatime e djegëje të shtëpive, transportimin dhe fshehjen e së paku 250 kufomave në varrezën masive në Rudnice, afër Rashkës. Më pas akuza tjetër është në vitin 2015, ku janë lëshuar fakte të tjera ndaj Dikoviqi që ai dhe njësiti i tij pë krimet që kanë kryer në Rudnicë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …