Çedomir Jovanoviq

Çedomir Jovanoviq: Kryetari Nikoliq po shkakton konflikt me Kosovë në vend të zgjidhjes së problemeve

Pas deklaratave të kryetarit serb Nikoliq se nëse Kosova futet në UNESCO duhet të ndërpriten bisedimet me Prishtinën, socialdemokrati, Çedomir Jovanoviq i thotë Nikoliqit se  duhet të ketë kujdes me këto deklarata që mund t’i rrezikojnë bisedimet. Në vend se të vazhdojnë  negociatat  dhe zbatimi i  marrëveshjeve të Brukselit, Nikoliq po ofron konflikt të mundshëm si zgjidhje të problemeve, ka saktësuar Jovanoviq për Tanjug. Ai është ndër politikanët e pakët  serbë që mendojnë se Serbia  duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Protestë madhështore në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Hysni Gucati kërkon drejtësi dhe dinjitet për çlirimtarët

Para mijëra qytetarëve të ardhur nga Kosova dhe diaspora shqiptare, sot në Hagë është mbajtur …