leoni

Në prani të 300 mysafirëve dhe delegatëve, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës së AKR-së, në Skënderaj

Në prani të 300 mysafirëve dhe delegatëve, u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës së AKR-së, në Skënderaj

Në kuadër të procesit të ristrukturimit të brendshëm të Aleancës Kosova e Re, sot në Skenderaj në prani të mbi 300 mysafirëve dhe delegatëve, është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i degës së partisë në këtë Komunë. Në mesin të pranishmëve ishte edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR Vesel Makolli, kandidati për Kryetar të Drenasit nga AKR-ja Elmi Thaçi, koordinatorja e Forumit të Gruas  Mirlindë Gashi, koordinatori i Forumit Rinor, Zijadin Geci, si dhe përfaqësues të partive të tjera politike në këtë Komunë, të cilët kishin ardhur për ta ndjekur nga afër Kuvendin e AKR-së në Skenderaj.

Të pranishmit në emer të Presidentit të AKR-së Behxhet Pacolli, i përshendeti koordinatori i zgjedhjeve në AKR Vesel Makolli, i cili deklaroi se Kosova nuk e meriton këtë keq-qeverisje. Ai tha se vetëm me AKR-në Kosova do të mund të këtë rritje ekonomike mbi 10%, shtet ligjor, vende të reja të punës dhe mirëqenie për të gjithë. “Kosova ka nevojë për burrështetas që mendojnë për të mirën e qytetarëve e ai është burrështetasi, humanisti dhe biznismeni me permasa  botërore është Behgjet Pacolli” tha Makolli. Fjalë rasti para të pranishmëve mbajti edhe koordinatorja e Forumit të Gruas, Mirlindë Gashi e cila potencoi se AKR dhe Presidenti Behgjet Pacolli po rikthehen fuqishëm në skenen politike, për arritjen e ndryshimeve pozitive në vend. Më pas kuvendi zgjodhi kryetarin dhe kryesinë  e degës, ku me shumicë votash kryetar është zgjedhur Musa Dervishi, i cili duke falenderuar delegatët për besimin e dhënë theksoi se AKR-ja është ajo e cila do ta ndryshojë Skenderajn. “Ne do ti dalim përballë pushtetit lokal me projekte konkrete, ne duam të punojmë për të mirën e vendit”, ka thënë Dervishi. Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse të degës, me nënkryetarët Ramiz Polaci dhe Aferdita Selimi si dhe sekretare Dorarta Ndreshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …