Kreu shtetëror i Serbisë ka marrë mesazhe nga Kremlini dhe BE-ja lidhur me përcaktimin strategjik

Çepurin vizitoi të shtunën veriun

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Çepurin të shtunën ka bërë një vizitë në veri të Mitrovicës, e cila ishte larg syrit të medieve. Ai me këtë rast ka dhënë mesazhe politike, duke theksuar se problemet në Kosovë duhet të zgjidhen duke respektuar Rezolutën 1244. Ai me këtë rast vizitoi përmendoren e konsullit rus të vrarë në Mitrovicë në fillim të vitit 1903, Aleksandër Stepanoviq Shçerbin, si dhe pllake përkujtimore që gjoja përkujton viktimat e NATO-s. Ambasadori rus e zhvilloi këtë vizitë pa asnjë paralajmërim, duke u nisur nga Leposaviqi e më pas edhe në Zveçan dhe veri të Mitrovicës. Komuna e drejtuar nga Goran Rakiqi është munduar që këtë ngjarje ta mbajë në fshehtësi, pasi që janë lejuar vetëm një numër i kufizuar mediesh.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …