Tërnava: Rastet e tmerrshme që po terrorizojnë botën janë akte barbare dhe s’ kanë të bëjnë me islamin

Ceremonia e faljes së Namazit të Fiter Bajramit është mbajtur në Xhaminë e madhe në Prishtinë

Në praninë e një numri të vogël të zyrtarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, në Xhaminë e madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit dhe lutjeve të namazit të Fitër Bajramit. Ndryshe nga vitet paraprake kur kjo xhami ishte e stërmbushur, sot ishte i pranishëm një numër shumë i vogël për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusit. Edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava deklaroi se falja e këtij namazi të Bajramit është ndryshe sepse sipas tij është hera e parë që falet pa praninë e xhematit. ‘Sot jam para jush me ndjenja të përziera si asnjëherë më parë ngase është hera e parë që po ju drejtohem pa xhemat. Megjithatë sot besimtarët myslimanë kanë arsye të ndihen të gëzuar sepse festojnë njërën prej festave më të rëndësishme në Islam”, theksoi në mes tjerash kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë edhe nga kryetari i këtij vendi, Rumen Radev

Në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u mirëprit në Sofje të Bullgarisë …