Çerkin Dukolli: Liria e shtypit, është e drejtë themelore dhe vlerë kuptimplote e shteteve demokratike

Çerkin Dukolli: Liria e shtypit, është e drejtë themelore dhe vlerë kuptimplote e shteteve demokratike

Me rastin e 3 Maji është Dita botërore e lirisë së shtypit, ish-zëvendësministri i punëve të Jashtme Çerkin Dukolli ka thënë së kjo liria në gazetari është e drejtë elementare dhe vlerë demokratike. “Liria e shtypit, është e drejtë themelore dhe vlerë kuptimplote e shteteve demokratike. Gazetarët kanë profesion fisnik, të sjellin tek publiku informacionin e duhur e në kohë reale pavarësisht kushteve të punës dhe ambientit socio-politik. Kosova ka medie të lira, ka gazetarë të mirë e konkurentë në tregun medial evropian. Gazetarë urime Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, profesionit pa të cilin as që mund të mendohet demokracia”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …