vipa
driloni com
AKP
Fillimi / Institucionet / Certifikohet për herë të parë puna vullnetare në Kosovë

Certifikohet për herë të parë puna vullnetare në Kosovë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF kanë certifikuar 30 “Mentorët Vullnetar Rinor” bazuar në Udhëzimin Administrativ për Punë Vullnetare 01/2016. Me këtë rast, Ministri Gashi tha se “sot kemi një ditë të rëndësishme për të gjithë të rinjtë e Kosovës e veçanërisht për të rinjtë të cilët për herë të parë certifikohen si punëtor vullnetarë natyrisht që ky proces rrjedh nga ligji për fuqizimin e rinisë përkatësisht nga udhëzimi administrativ për vullnetarë”. Gashi tha se “Kur të rinjtë aplikojnë për punë, u kërkohet përvoja e punës. Prandaj, është mundësi e mirë që ta shfrytëzoni platformën e Ministrisë. Certifikata ua njeh një vit përvojë pune. Është një përmbushje e synimeve tona që të gjithë të rinjtë e Kosovës te mos kenë pengesa gjatë aplikimit për punësim”. Besoj që ky proces do të jetë inkurajues për të gjithë të rinjtë e Republikës së Kosovës që të bëjnë punë vullnetare në komunitet në të gjitha komunat, nëpër organizata, nëpër institucione dhe të jenë pjesë e te gjitha përpjekjeve për ta rregulluar çështjen e të rinjve brengat, dhe problemet e tyre”. Ministri ka vlerësuar dhe bashkëpunimin e ngushtë me UNICEF si një partner të rëndësishëm të MKRS-së, duke e vënë në theks se bashkërisht janë të vendosur të shtynë përpara promovimin e konceptit të vullnetarizmit rinor me qëllimi të motivimit të të rinjve për shërbim në komunitet në të mirë të shoqërisë. “Sot falë punës së përbashkët dhe mbështetjes së madhe të kolegeve tanë në UNICEF po certifikojmë 30 të rinjtë për Mentor Vullnetar. Siç e dini ky certifikim është me rëndësi të madhe dhe shtytës që të monitorohet i tërë procesi i punës vullnetare për të gjithë ofruesit e punës vullnetare dhe vullnetarëve të angazhuar”, u shpreh ministri. Shefi i zyrës së UNICEF-it, Brandao Co u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me Ministrinë dhe ministrin Gashi. “Është një ndër shembujt më të mirë për bashkëpunim”, tha Co. “Puna vullnetare është një punë që i ndihmon komunitetit. E di që ka shumë vullnetarë në Kosovë që shpëtojnë jetë dhe dëshirojnë t’ju ndihmojnë të tjerëve. Me punë vullnetare ata bëjnë edhe eksperiencë pune”. “Jemi të kënaqur që puna vullnetare është globalisht e njohur. Bashkëpunimi nuk ka mbetur vetëm në Kosovë, UNICEF është munduar që këtë eksperiencë ta shpërndaje në botë”. “Kemi mbi 3000 vullnetarë dhe 200 organizata që janë interesuar ne Kosovë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

MINISTRI BYTYQI PRITI UDHËHEQËSIT E LARTË TË EQAR

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim presidentin e EQAR, ...