Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Charles Kupchan është cituar të ketë deklaruar se ideja për shkëmbim të territorit ose ndryshim të kufijve është moralisht problematike, nëse jo edhe propozim ofendues, mirëpo nëse kjo ide merr mbështetjen e të gjithëve në Kosovë dhe Serbi, rajonit mund t’i sjellë finalizimin e kufijve pas rënies së Jugosllavisë, thotë eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë të SHBA-së. Kupchan ka thënë për New York Times se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin këtë ide. Ndërkaq në këtë intervistë për Radio Evropa e Lirë, shpjegon argumentet e kësaj mbështetjeje, për siç ka thënë “në thelb është një formë paqësore e spastrimit etnik”, dhe pse sipas tij presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq duhet të fitojnë konsensusin për këtë ide në vendet e tyre pasi, sipas Kupchan, kundërshtimi i Berlinit nuk është shumë domethënës. Kupchan është i bindur se një Serbi e kënaqur, në të ardhmen do të ishte një pengesë e aspiratave të Millorad Dodikut për pavarësi të Republikës Serbe. Ai ka folur edhe për problemin  sesi është e mundur t’i mbyllet dera ndikimit rus në Ballkan dhe pse është gabim ta shikojmë marrëveshjen Kosovë-Serbi si një konspiracion nga “kuzhina” e presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit të së djathtës së re, Stephen Bannon.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …