Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Charles Kupchan: Serbët, duhet ta kenë një lloj autonomie që nuk e cenon shtetësinë e Kosovës

Profesori amerikan, Çarls Kapçan, ka deklaruar se serbët në Kosovë duhet ta kenë një lloj autonomie që nuk e cenon shtetësinë e Kosovës. Për këtë, ai ka thënë se Kosova, por edhe çdo vend tjetër, nuk mund të tolerojë një shtet brenda shtetit. “Kjo është arsyeja pse djalli është në detaje dhe palët duhet të marrin pjesë në dialog dhe të krijojnë një plan, një model të vetëqeverisjes për pakicën serbe në Kosovë që plotëson dëshirën për vetëqeverisje, një formë të autonomisë pa kërcënuar integritetin dhe sovraniteti i institucioneve shtetërore të Kosovë. Ai ka thënë se Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë është një model ku fuqia e Republika Srpskas është bërë shumë e madhe dhe vërtetë kërcënon integritetin e shtetit. Kupchan ka përmendur edhe disa modele të tjera nëpër botë, të cilët aplikohen pa cenuar funksionimin e ndonjë shteti. Ai tha se për këtë duhet të pajtohet edhe Kosova edhe Serbia. Nga ana tjetër, ne kemi modele në shumë vende të tjera në Evropë dhe gjetkë, ku pakicat gëzojnë shkallën e autonomisë dhe vetëqeverisjes që nuk kërcënojnë shtetin. Shihni nganjëherë këto çështje, pavarësisht nëse është Kebeku (Kanada), Baskia (krahinë autonome në Spanjë) dhe Katalonia apo komunitete të ndryshme në Belgjikë, por ka shumë shembuj që kanë vetëqeverisje që lejojnë shtetin të funksionojë me sukses si multietnik dhe ky duhet të jetë një qëllim për Serbinë dhe Kosovën”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …