Çitaku në OKB: Kosova tashmë është e pavarur dhe është njohur nga pjesa dërmuese e shteteve të botës

Çitaku në OKB: Kosova tashmë është e pavarur dhe është njohur nga pjesa dërmuese e shteteve të botës

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  Vlora Çitaku në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ia ka përkujtuar kryetarit të  Serbisë Tomislav Nikoliq se Kosova  është e pavarur dhe është njohur nga pjesa dërmuese e shteteve të botës. Çitaku duke folur për rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë, shpreson se shteti francez do të veprojë drejt dhe do ta lë të lirë liderin e AAK-së, meqë dy herë është shpallur i pafajshëm në Hagë. Kjo nuk është drejtësi, është përndjekje. Ambasadorja Çitaku ka përmendur edhe krimet e Serbisë të shkaktuara në Kosovë, duke thënë se në vitin 1999 vetëm në Gjakovë janë vrarë mbi 1900 qytetarë të Kosovës. Ajo  theksoi edhe përkushtimin për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, por vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Nuk do të flasim me Serbinë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës ka thënë zonja Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …