Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Çitaku: Qeveria duhet të bisedojë për marrëveshjen finale me njohje reciproke, e assesi për “barrikada e stikersa”

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi, rrezikon të kthehet në dialog teknik. Ajo ka theksuar më tutje se Qeveria duhet të bisedojë për marrëveshjen finale me njohje reciproke, e assesi për “barrikada e stikersa”. “Kryeministri duhet të jetë i vëmendshëm, ne nuk guxojmë të biem në grackën e Vuçiqit, sepse atij i konvenon status-quoja, i konvenon prolongimi i procesit dhe që ne të diskutojmë në Bruksel për çështje teknike. Ne duhet ta kemi ofertën tonë, të koordinohemi ngushtë me partnerët tanë sepse nuk është detyra jonë që të përkujdesemi për dispononim në Beograd por që ta bëjmë pjesën tonë të punës, të jemi konsistencë dhe të koordinohemi ngushtë me aleatët tanë”, ka deklaruar për :Ekonomia Online” nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku. Ajo ka theksuar më tutje se Kosova nuk ka arritur ta fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtarë dhe në vend të arritjes së këtij qëllimi, institucionet vazhdojnë të merren me stikersa.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …