Clint Williamson, ish-kryeprokurori i Forcës Hetimore Speciale, kishte punuar ngushtë me ish-kryeprokurorin serb, Vladimir Vukçeviq

Clint Williamson, ish-kryeprokurori i Task Forcës Hetimore Speciale, kishte punuar ngushtë me ish-kryeprokurorin serb, Vladimir Vukçeviq, i cili  ka treguar se 500 njerëz ishin marrë në pyetje nga Clint Williamson në zyrat e tij në Beograd. “Më pas emërohet prokurori special Williamson, me të cilin kam pasur komunikim të mirë, dhe më pas ka marrë në pyetje rreth 500 persona në ambientet e prokurorisë për krime në Serbi. Ishin 500 njerëz, përfshirë këta 8 dëshmitarë. Kështu që ai e bën këtë pikërisht në zyrën përballë meje. Në fund e përfundon, jep raportin e tij, na falënderon, më falënderon mua personalisht. Dhe mbi atë bazë është themeluar kjo gjykatë”, ishte shprehur Vukçeviq.

Kontrolloni gjithashtu

Partitë opozitare vazhdojnë të kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 28 dhjetor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 28 dhjetorin 2025 si datë për …