Ish-kryeprokurori, Vladimir Vukçeviq, ishte shumë aktiv në sigurimin e dëshmitarëve për llogari të Prokurorisë së Gjykatës Speciale

Ish-kryeprokurori, Vladimir Vukçeviq, ishte shumë aktiv në sigurimin e dëshmitarëve për llogari të Prokurorisë së Gjykatës Speciale. Madje, ai publikisht e ka pranuar këtë fakt duke u mburrur se ka kontribuar shumë në themelimin e Gjykatës Speciale. Vladimir Vukçeviq, në televizionin serb N1, ka treguar se si  personalisht ka kontribuar në themelimin dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve në zyrat e Prokurorisë serbe për krime të luftës. “Më pas do t’i kujtoj vetes se në fakt nuk filloi gjithçka me Dick Martyn, por prokuroria për krime lufte e Serbisë ka një meritë të madhe në themelimin e kësaj gjykate”, ishte shprehur Vukçeviq.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …