Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, deklaroi se Qeveria me vendim arbitrar po ndërhyn në Komisionin për Miniera dhe Minerale

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, deklaroi se Qeveria me vendim arbitrar po ndërhyn në Komisionin për Miniera dhe Minerale. Ai tha se Qeveria e Kosovës, me vendimin e datës 15 korrik 2024, në pikën tre ndërhyn në mënyrë flagrante duke obliguar Komisionin për Miniera dhe Minerale, që të shkel ligjin në procesin e dhënies së licencave për “Trepçë”. Rikujtojmë se KPMM-ja i përgjigjet Kuvendit dhe në asnjë mënyrë ekzekutivit – Qeverisë. Kjo çështje është e ndarë me ligj, me qartësi të plotë juridike. Si rezultat i këtyre ndërhyrjeve të Qeverisë, KPMM-ja bënë shkeljet ligjore të radhës. Ligji për Miniera dhe Minerale, neni 4, përcakton se; “asnjë person nuk mund të ushtrojë aktivitete të hulumtimit, shfrytëzimit dhe/ose përpunimit të resurseve minerale ose çfarëdo aktiviteti tjetër pa licencë ose leje të lëshuar nga KPMM-ja, në përputhje me këtë ligj, ka konstatuar  mes tjerash, deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …