The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Clint Williamson: Këmbëngulësja më e madhe për ta krijuar Gjykatën Speciale ishte Rusia

Duke folur për procesin e krijimit të Gjykatës Speciale, ish-prokuror i Gjykatës Speciale të EULEX-it, Clint Williamson ka deklaruar se këmbëngulësja më e madhe për ta krijuar Gjykatën Speciale ishte Rusia. Ai ka thënë se kur u publikua raporti i Dick Marty në Këshillin e Evropës dhe një sërë qeverish evropiane këmbëngulën për nevojën e një hetimi të plotë penal. Në atë kohë Rusia dhe Serbia, që të dyja kërkuan themelimin e një Gjykatë të re të OKB-së për t’u marrë me këtë çështje. ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian besoj se patën një qasje korrekte. Meqenëse ShBA-ja mbante përgjegjësi për çështjet e shtetit të së drejtës në Kosovë, ndaj Bashkimi Evropian duhet ta mbikëqyrte hetimin dhe procesin gjyqësor që do të pasonte. Dhe kjo solli në themelimin e task forcës speciale të hetimit, të cilën unë e drejtova si kryeprokuror në Bruksel. Por edhe pas kësaj, Rusia vazhdoi të këmbëngulë për një gjykatë të OKB-së dhe kjo solli një debat shumë serioz në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Fakti është se shumica e mbështeti, brenda Këshillit të Sigurimit, krijimin e një gjykate tjetër, ka deklaruar ish-prokuror i Gjykatës Speciale të EULEX-it, Clint Williamson.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …