Protesta e veteranëve

Çlirimtarët dhe liridashësit e Drenicës kanë protestuar kundër nëpërkëmbjes së vlerave të luftës së UÇK-së

Organizatat me prejardhje nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Drenas, kanë  protestuar në shenje pakënaqësie për dënimet e fundit të komandantëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kreut të luftës në Drenicë. Xheme Binaku, përfaqësues e Kuvendit Komunal të Drenasit tha se ata u dënuan pa asnjë bazë. Gjykata e apelit ishte diskriminues dhe mori këtë vendim të pa drejtë për njerëzit më të mirë të luftës. Komuna e Drenasit e mbështet dhe beson në pafajësinë e kreut dhe ushtarëve të UÇK-së duke besuar se Gjykata Supreme do ta hedhë poshtë këtë pa drejtësi, përfundoi ai . Ndërsa Enver Hajdari- kryetar i veteraneve të Drenasit ka thënë se, “kjo është revolta jonë, dhe ne nuk e pranojmë të barazohemi me kriminelin”. “Burgosjet e tilla janë të pa drejta dhe janë për turp, janë akuza të dirigjuara nga Beogradi dhe të zbatuara nga disa gjyqtarë. Vendimi i apelit është idiotik. Kjo situatë e pa matur e çon vendin në destabilizim andaj kontrollojeni,  sepse ne nuk do të lejojmë të shkatërrojnë luftën. Ne do t’i mbrojmë këto vlera siç e bëmë luftën”, ka thënë ai. Tubimi  ka përfunduar paqësisht me  thirrje se nëse nuk mbrohen si duhet vlerat e luftës së UÇK-së  protestat do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …