Çmimi i parë i festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ’’ Dervish Shaqa e Demush Neziri i ndahet Grupit -Shotë Galica nga Drenasi

Për dy ne radhazi Deçani mbajti edicionin e 7-të të festivalit ,,Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen’’ kushtuar rapsodëve legjendarë Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, në përkujdesje të kryetarit të Komunës së Deçanit  Rasim Selmanaj, mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës ë Kosovës. Ky festival tashmë tradicional mblodhi rreth vetes qindra qytetar edhe  mysafir nga të gjitha trevat Shqiptare. Edhe në këtë Edicion të këtij Festivali i cili ka nisur më 6 Maj 2017 dhe  është përmbyllur më 7 Maj për adhuruesit e këngës folklorike ka vlera të mirëfillta të kulturës tonë. Edicionin e shtatë –të  i festivalit gjithëkombëtarë të Folklorit ,,Eshkë e Ndezur Mbi Shkëlzen ‘’  e deklaroi të hapur kryetari i komunës  z.Rasim Selmanaj. Më lejoni që para se të hap zyrtarisht festivalin e shtatë  gjithëkombëtar “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, i cili u kushtohet doajenëve të folklorit shqiptar, Dervish Shaqës e Demush Nezirit, të shpreh falënderimin tim dhe të Komunës së Deçanit për nderin që na keni bërë me pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje kulturore, një ndër më të mëdhatë në trojet shqiptare. Vullneti juaj për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të posaçme kulturore është treguesi më i mirë se në realitetin e sotëm, kur globalizmi ka përfshirë edhe kulturat e popujve më të mëdhenj, duke i bërë ato të humbasin nga origjinaliteti i vet, shqiptarët gjithandej kah shtrihen ruajnë ende me kujdes vlerat e kulturës së vet, në këtë mes edhe vlerat e folklorit burimor. Prandaj, me këtë festival folklorik, ne pretendojmë që vlerat tona kulturore folklorike t’i ruajmë si vlerë nëpër breza. Rrafshi i Dukagjinit është një ndër trevat shqiptare që i dha shumë folklorit burimor. Dervish Shaqa e Demush Neziri nga Lluka e Epërme sigurisht se ishin dhe do të mbesin figurat më emblematike  të kësaj krijimtarie. Ata ishin aq origjinal në këngën e tyre dhe aq të dashur për publikun sa që breza të tërë rapsodësh imituan këta dy emra të veçantë të muzikës folklorike shqiptare. Edhe në Shqipëri këta rapsodë i kënduan atdheut. Nga atje këtu mbanin gjallë jo vetëm folklorin por edhe frymën patriotike. Prandaj decenie të tëra u dënuan me burg njerëzit që provonin të dëgjonin edhe fshehurazi këngën e këtyre rapsodëve.  Duke kujtuar sa krijimtarinë artistike të këtyre dy rapsodëve aq edhe ndikimin patriotik të tyre në gjenerata të tëra më lejoni që solemnisht të shpall të hapur këtë festival tha Selmanaj në hapjen e këtij festivali. Festivali është përmbyllur në orët e vona të mbrëmjes  të datës 07 Maj 2017  më kënge dhe valle të ndryshme  të mysafireve të shumtë të cilit kishin shpreh dëshirën që të jenë jashtë konkurrimit por vetëm pjesëmarrës për nder të këtij festivali madhështorë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …