Viola von Cramon:

Cramon: Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe t’i lejojë qytetarët e Kosovës të kalojnë kufirin Batrovci, Serbi-Kroaci

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas bllokimit të qytetarëve shqiptarë të Kosovës në kufirin Serbi-Kroaci. Serbia duhet të ndalojë së turpëruari veten dhe menjëherë t’i lërë personat me pasaporta të Kosovës të kalojnë kufirin Batrovci, Serbi-Kroaci! Liria e lëvizjes së të gjithëve duhet të sigurohet pa asnjë diskriminim në bazë të kombësisë”, ka shkruar ajo në një postim të saj. Gjatë ditës është raportuar për bllokimin e 300 kosovarëve në kufi, derisa autoritetet e Kosovës u kanë bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …