leoni

Ministri, Anton Çuni

Çuni: Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është dashur të shuhet fare

Duke folur për përpjekjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni ka deklaruar se për këtë çështje do të duhej të bisedohej me partnerët ndërkombëtar dhe jo të veprohej njëanshëm. Është e kuptueshme sepse vendimi është i njëanshëm dhe nuk ka arsye përderisa ne me ta që nga mbarimi i luftës, që nga transformimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupa Mbrojtëse të Kosovës, pastaj në Forca të Sigurisë së Kosovës të gjitha këto i kemi bërë në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in, me NATO-n, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programeve të ndryshme pse mos të vazhdojmë këtë praktikë të mirë edhe në ardhmen. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Çuni ka shtuar më tutje nëse e elaborojmë edhe më gjerë nuk ka pasur nevojë fare që të shuhet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kemi mundur që atëherë të kemi një vazhdimësi që menjëherë pas tërheqjes së forcave serbe nga territori i Kosovës ne ti kemi kapacitetet ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …