Daçiq

Daçiq: BE-ja mori një vendim të turpshëm, të pakuptueshëm dhe poshtërues për Serbinë

Vendimin e Bashkimit Evropian për të mos i hapur kapitujt 23 e 24, për Serbinë. ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq përmes një komunikate e ka quajtur vendim të turpshëm, të pakuptueshëm dhe poshtërues për Serbinë. Ai mendon se vendimi është rezultat i qëllimeve politike, që të ndalet ose të ngadalësohet rruga evropiane e Serbisë dhe paraqet presion politik ndaj Beogradit me qëllim  që të heqë dorë nga politika e saj e qartë, për të mbrojtur interesat shtetërore.

Daçiq ka thënë se Serbia i ka përmbushur të gjitha ato që i janë kërkuar gjatë procesit të negosiimit me BE-në, se është çelës i stabilitetit rajonal dhe se po bën përpjekje të mëdha në reforma që do të krijojnë një shtet modern europian. Prandaj BE-ja duhet të ndërpresë arsyetimet tragjikokomike, se po na bllokon Kroacia dhe Britania e Madhe. E vërteta është se ne na bllokon BE-ja, sepse askush nuk mund të më bindëse e gjithë BE-ja nuk është më me ndikim se Kroacia.

Nëse Kroacia, si një vend që ka bërë gjenocid mbi serbët, ku vazhdon të përdoret përshëndetja fashiste, e cila ka ndjekur mbi 200 mijë serbë në aksionin “Shtrëngata” duke kryer pastrim etnik, të jetë masë për hyrje në BE, atëherë me të drejtë shtrohet pyetja a po shkojmë në drejtimin e duhur, ka pyetur Daçiq. Ai ka thënë se vendimi është i papranueshëm për Serbinë dhe ka shtuar se kryeministri Aleksandar Vuçiq do të propozojë të mbahen konsultime urgjente rreth veprimeve të mëtejshme në fushën e politikës së jashtme në vigjilje të Samitit të Parisit më 4 korrik.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …