Brickos

Daçiq

Daçiq: Serbia do të luftojë me të gjitha mjetet politike kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës

Duke komentuar zërat për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Beogradi zyrtar do të luftojë me të gjitha mjetet politike kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës. Duke komentuar deklaratën e kryetarit, Hashim Thaçi se Kuvendi i Kosovës duhet të angazhohet për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq i ka thënë Radio Televizionit të Serbisë se vendimi për krijimin e ushtrisë së Kosovë është vendim kundër stabilitetit në rajon. Ai ka shtuar më tutje se në Bruksel ngrihen vetëm çështjet të cilat iu përgjigjen atyre, derisa kur ne ngrehim ndonjë temë atëherë ata nuk pranojnë të bisedojnë për të.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …