Dade: Kosova dhe Shqipëria duhet t’i bëjnë kufijtë të papërfillshëm

Dade: Kosova dhe Shqipëria duhet t’i bëjnë kufijtë të papërfillshëm

Deputetja e Partisë Socialiste, njëherësh kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme në Shqipëri, Arta Dade, ka thënë se Shqipëria dhe Kosova kanë rol shumë të rëndësishëm në rajon si faktor stabiliteti, bashkëpunimi dhe tolerance me vizionet e tyre të qarta për një Ballkan të evropianizuar. Në një intervistë  për gazetën “Epoka e re”, deputetja, Dade, ka theksuar se dy shtetet shqiptare duhet të artikulojnë veprimet e përbashkëta në mënyrë që t’i bëjnë kufijtë e papërfillshëm. Duke folur rreth agjendës evropiane, ajo ka thënë se Kosova duhet t’i përmbushë kriteret për liberalizimin e vizave, në mënyrë që të mos bllokohet lëvizja e lirë e qytetarëve. Dade ka bërë me dije se asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja e Shqipërisë dhe e Komisionit për Punë të Jashtme, që Kosova të jetë pjesë e të gjitha organizmave rajonale dhe parlamentare. Deputetja socialiste ka folur edhe për mosnjohjen e Kosovës nga pesëshja e BE-së. Ajo ka thënë se është paradoksale që ende këto pesë shtete nuk e njohin Kosovën, pavarësisht se ato e mbështesin të ardhmen evropiane të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …