Valdete Daka: Nëse partitë politike nuk i zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar, vendet e tyre në listë mbesin të zbrazura

Daka: KQZ-ja nuk po e zvarrit procesin, por po e zbaton vendimin e PZAP-it për rinumërim

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, i ka vlerësuar të padrejta akuzat ndaj këtij institucioni për zvarritje të procesit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Ajo ka deklaruar se KQZ-ja nuk po e zvarrit këtë proces, por është duke zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërim, i cili është i obligueshëm. Sipas Dakës, vetë subjektet politike kanë kërkuar nga PZAP-i rinumërimin e kutive të votimit. Ajo ka pohuar se zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë mirë të organizuara. “Të gjitha çështjet që kanë ndodhur pas ditës së zgjedhjeve padrejtësisht i vihen si barrë KQZ-së, duke harruar se ato çështje janë ngritur nga subjektet politike dhe pastaj janë bërë temë e ankesave”, ka thënë Daka.

Kontrolloni gjithashtu

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë …