Daniel Serwer kritikon Gjykatën Speciale: Nuk po i përmbush standardet e drejtësisë për Kosovën

Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Dhomat e Specializuara të Kosovës, duke vlerësuar se kjo gjykatë nuk ka arritur të ofrojë drejtësi në përputhje me pritjet e qytetarëve të Kosovës. Reagimi i Serwer erdhi pas publikimit të raportit të hartuar nga Komiteti i Odës së Avokatëve për të Drejtat e Njeriut i Anglisë dhe Uellsit, ku evidentohen një sërë problemesh dhe shkeljesh serioze në proceset gjyqësore të Gjykatës Speciale. Sipas tij, raporti ngre shqetësime të mëdha lidhur me vazhdimin e paraburgimit, pranueshmërinë e provave dhe mungesën e barazisë së armëve ndërmjet palëve në proces. Serwer paralajmëroi se mënyra e funksionimit të kësaj gjykate mund të ndikojë edhe në paqen dhe stabilitetin në rajon. “Ajo që nuk thotë raporti është se një gjykatë që i kushton bashkësisë ndërkombëtare disa qindra milionë euro nuk ka arritur të ofrojë drejtësi që përmbush standardet që kërkon populli i Kosovës. Dënimi dhe burgosja e mëtejshme nuk do ta përmirësojnë reputacionin e drejtësisë ndërkombëtare askund tjetër përveç në Serbi”, deklaroi Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku feston rezultatin zgjedhor: “Hovin s’ka mujt me ma ndalë Serbia, e më së paku Albini”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur kënaqësinë e tij me rezultatin e …