Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se PSD do të hyjë në zgjedhjet e 7 qershorit me synimin për të përfaqësuar kauza politike në Kuvendin e Kosovës. Në një prononcim për media, Molliqaj tha se partia që ai drejton po garon me realizëm politik dhe me fokus te tejkalimi i pragut zgjedhor. “Po garojmë për betejë, për kauza në Kuvend. Duhet të jemi të sinqertë me qytetarët. Jemi aktivistë, por nuk jemi arrogantë dhe as naivë si të tjerët. Po garojmë për ta kaluar pragun, ndërsa qytetarët mund të na votojnë edhe më shumë”, u shpreh ai. Sipas Molliqajt, PSD synon të sjellë një opozitë aktive dhe të angazhuar në institucionet e vendit pas zgjedhjeve të ardhshme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
