Jeton Zulfaj ka deklaruar se Kosova meriton të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimi Evropian, duke theksuar se vendi ka përmbushur reforma të rëndësishme dhe është harmonizuar me politikat evropiane. Kryenegociatori i Kosovës për BE tha se Kosova mbetet i vetmi vend në rajon që ende nuk ka status kandidati dhe nuk ka hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Presim me padurim ta diskutojmë këtë në sesionin e zgjerimit. Ne kemi realizuar reforma, kemi përqafuar vlerat evropiane dhe kemi treguar rezultate në demokraci e ekonomi. Po ashtu, jemi plotësisht të harmonizuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë. Besojmë se ka ardhur koha që Kosova të marrë statusin e kandidatit dhe të hapë negociatat për anëtarësim”, ka deklaruar Zulfaj. Ai po merr pjesë në Takimin Joformal të Ministrave për Çështje Evropiane, i cili po mbahet në Nikosia.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
