Daniel Serwer: Reagimi ndaj vendimit për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë paqësor

Profesori amerikan Daniel Serwer ka bërë thirrje që reagimi në Kosovë ndaj aktgjykimit të parë për ish-krerët e UÇK-së të jetë paqësor dhe të mos dëmtojë shtetin apo komunitetin serb. Serwer tha se shteti i Kosovës meriton vlerësim për mënyrën se si ka trajtuar procesin, duke theksuar se të akuzuarit dhanë dorëheqje dhe u paraqitën vullnetarisht në Hagë, ndryshe nga Serbia, e cila sipas tij për vite të tëra fshehu të akuzuarit për krime lufte. Ai shtoi se çdo dënim do të rëndojë para së gjithash mbi personat e dënuar, ndërsa nëse vendimi nuk është i drejtë, përgjegjësia do t’i mbetet vetë gjykatës. Serwer theksoi se pavarësisht vendimit të Dhomave të Specializuara, kjo nuk ndryshon bindjen e tij se pavarësia e Kosovës ishte e vetmja zgjidhje, duke shtuar se Serbia e humbi Kosovën për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Gjykata speciale në Hage ka caktuar 16 shtatorin për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Dua një drejtësi që nuk mund të blihet apo kontrollohet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për BBC ka komentuar protestat në vend …