Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Albin Kurti duke e pranuar Marrëveshjen e Ohrit, ka zgjedhur vetë të futet në një konflikt me ndërkombëtarët

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se presioni i ndërkombëtarëve ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka ardhur si pasojë e politikave të këtij të fundit, teksa shtoi se duke e pranuar Marrëveshjen e Ohrit, shefi i qeverisë ka zgjedhur vetë të futet në një konflikt me ndërkombëtarët. “Unë besoj që ky presion ndaj Kurtit është shkaktuar nga politika e tij. Në rrafshin e parë, për shkak se vetë kryeministrisë në muajin shkurt e ka pranuar marrëveshjen baze të Brukselit dhe në mars planin e zbatimit në Ohër. Në planin e zbatimi është dakorduar që obligimet nga marrëveshja bazë dhe plani i zbatimit do të bëhen obligime kontraktuale mes Kosovës dhe BE dhe mes Serbisë dhe BE”, tha ai. Sipas tij, plani i parë që Kurti gjithmonë dëshiron të ketë një konflikt me Serbinë dhe të mbështetej nga NATO, “por duke parë që nuk ka gjasa, atëherë po ashtu me veprimet e tij në veri ai ka treguar mënyrën e tij të kompromisit”.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …