Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Çka iu tha Albin Kurti prapa dyerve të mbyllura Lajçakut e Vuçiqit?

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është cituar të ketë deklaruar  se Qeveria e Albin Kurtit nuk po sjellë të reja në negociatat me Serbinë, por vetëm kompromise të reja të cilat sipas tij janë më të dëmshme sesa ato të mëhershmet.  Ai e  ka pyetur Kurtin se çka ka premtuar prapa dyerve të mbyllura. “Çka premtove prapa dyerve të mbyllura Albin? Pranove që ke hequr dorë nga kërkim falja e Serbisë për krimet e luftës në Kosovë? Pranove që asociacioni i komunave serbe tashmë është i pranueshëm për ty? E përsërite deklaratën tënde e të vartëses suaj Gërvalla se ish udhëheqësit e UÇK-së kanë kryer krime lufte?”, ka pyetur Molliqaj. Të rejat e vetme që Kurti po i sjellë në negociata janë vetëm kompromiset e reja. Madje kompromise edhe më të dëmshme sesa ato të mëhershmet, pasi që do ta thellojnë krizën në vend e nuk do ta zgjidhin përfundimisht problemin tonë me Serbinë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …