Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Me votimin e Vjosa Osmanit për kryetare të vendit, LDK ka rënë në mënyrë drastike dhe më nuk ekziston

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se me votimin e Vjosa Osmanit kryetare të vendit, LDK nuk ekziston më. “LDK gaboi, mendoi se i humbi zgjedhjet aq thellë për shkak se nuk u sill mirë më Kurtin dhe tani po sillet mirë, po ia voton Presidenten, po është konstruktive që ata nuk mund të bëjnë opozitë. LDK ia ka jep Kurtit pushtetin krejt, përfshi Presidenten dhe besimi që presidentja do të pavarësohet prej Kurtit. Presidentja shkon kudo që shkon Kurti ose Konjufca, presidentja flet kurdo që flet Kurti ose Konjufca. LDK nuk ka mundësi me bë opozitë, kur je hi të konstruktiviteti, s’mund të dalësh më”, tha ai. “LDK ishte interesant prej që u krynë zgjedhjet derisa u zgjodh Lumir Abdixhiku kryetar i LDK-së dhe derisa u zgjodh Vjosa Osmani, tani më nuk ekziston. Në momentin që u zgjodh Vjosa Osmani president, kurba e interesimit për LDK-në ka rënie drastike. E ka humbë nga skena”, shton Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …