Brickos

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Ripërcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja për marrëveshjen përfundimtare

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka deklaruar se ripërcaktimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është zgjidhja për marrëveshjen përfundimtare. Në prezantimin e manifestit të PSD-së, Molliqaj tha se në qendër të kësaj marrëveshjeje finale duhet të jetë barazia dhe vullneti i popujve dhe rrjedhimisht, sipas tij, edhe vetëvendosja e Kosovës për t’iu bashkangjitur Shqipërisë. “Kosovës i duhet marrëveshja dhe i duhet gjithë rajonit. Në horizont janë tri mundësi, të vazhdohet status quo, e cili do të jetë regres. E dyta, arritja e marrëveshjes që ka Asociacionin brenda që nuk është funksionale dhe nënkupton vazhdim të konfliktit. E treta, është ripërcaktimi i kufijve dhe kjo nënkupton ndarje përfundimtare dhe njohje të ndërsjellë mes dy shteteve. Kjo nënkupton për vetëvendosje të Kosovës dhe bashkëngjitje me Shqipërinë… Ne besojmë në këtë të tretën se ripërcaktimi i kufijve është zgjidhja për paqen e përhershme. Është mundësia për një marrëveshje përfundimtare në qendër të së cilës do të ishte barazia dhe vullneti i popujve”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …