Bekim Brestovci

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci ka dhënë dorëheqje nga partia

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bekim Brestovci ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.  Sot në takimin e kryesisë së Nismës Socialdemokrate-Dega Prishtinë, pas një njoftimi paraprak të kryetarit të Partisë, Fatmir Limaj, dhashë dorëheqjen time nga funksioni i kryetarit të Degës, dorëheqje kjo e cila me automatizëm nënkupton edhe pushimin e funksionit tim, anëtar i kryesisë qendrore të Nismës Socialdemokrate. Sor në shenjë falenderimi ndaj kryetarit Limaj, një mikut tim të çmuar dhe në shenjë falenderimi ndaj shumë bashkëpuntorëve e mbështetësve të mi, në kujtesën tuaj, përmes videos së postuar, të sjelli 19. Gushtin e vitit 2019, ditën e aderimit tim në NismaSocialdemokrate. Pata nderin që gjat rrugëtimit tim politik me Nismën, të jam dy her pjese e listës garuese për Deputet të Republikës së Kosovës dhe gati për 10 Muaj të mbaj pozitën e Zëvendësministrit në MPJD, gjatë Qeverisë Hoti. Largimi im nga strukturat drejtuese të Nisma Socialdemokrate nuk ka të bëjë me synimin tim për aderim në ndonje Parti politike por eshtë nje shprehje e vullnetit tim personal për të vazhdu aktivitetin tim të mëtutjeshëm pa përkatësi politike. Nismës Socialdemokate në përgjithesi e Degës per Prishtinën në veçanti ju uroj shumë suksese në rrugëtimin e tyre politik dhe në avansimin e politikave socialdemokrate në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …