DASH

DASH: Amerika lejon kompanitë turke të vazhdojnë prodhimin e disa pjesëve të avionëve luftarakë F-35, deri në fund të vitit 2022

Al-Xhazira bën të ditur se “njoftimi nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  se do të lejojë kompanitë turke të vazhdojnë prodhimin e disa pjesëve të avionëve luftarakë F-35 deri në fund të vitit 2022. Ishte kjo një surprizë për shumë vëzhgues në kryeqytetin amerikan, pavarësisht se kuptuan apo jo motivet për këtë vendim kompleks. Zëdhënësja e Pentagonit, Jessica Macwell konfirmoi se kompanitë turke po prodhojnë 139 pjesë për këtë avion luftarak dhe se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë deri në vitin 2022. Pentagoni ka njoftuar më parë se do të pezullojë bashkëpunimin me kompanitë turke që prodhojnë pjesë për aeroplanët F-35 deri në fund të këtij viti, pasi Ankaraja bleu sistemin e mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia, duke bërë që Uashingtoni të pezullojë bashkëpunimin me Turqinë në projektin e prodhimit të këtyre avionëve luftarakë. Turqia tani papritmas është  njëra  nga vendet kryesore të përfshira në projektin e prodhimit të aeroplanëve luftarakë më të përparuar në arsenalin amerikan.

David de Roche, një profesor në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të financuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA, beson se thelbi i problemit, kur bëhet fjalë për prokurimin e sistemit S-400 dhe prodhimin ose blerjen e avionëve luftarakë F-35, është në të vërtetë natyra e të dhënave që do të mbledhë. Radarët e sistemit S-400, të cilat lejojnë që F-35 të monitorohet rregullisht gjatë fluturimit. Në një intervistë ekskluzive për Al Jazeera, profesori amerikan theksoi se vendi i tij nuk beson se Turqia ka lënë sistemin e aleancës strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (Al-Xhazira)

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …