Gabriel Escobar, raporton sot në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë për tensionet Kosovë - Serbi

DASH: Emisari, Gabriel Escobar, pritet që së shpejti të marrë detyrën e tij të ardhshme

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka konfirmuar se Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit dhe emisari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka shërbyer si diplomat karriere në Shërbimin e Jashtëm për tri vite, pritet të marrë detyrën e tij të ardhshme në javët në vijim. Departament ka demantuar pretendimet e publikuara në një web-faqe duke i kualifikuar si të rreme, dhe kanë konfirmuar se Escobar nuk është shkarkuar nga pozita e tij, por se thjeshtë si të gjithë zyrtarët e karrierës që janë pjesë e Shërbimit të Jashtëm do të ndërrojë detyrën e tij me rotacion, çdo katër vjet, si një praktikë e rregullt. Pretendimet e bëra nga z, Xhymshiti janë vërtet të rreme. Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar ka shërbyer në rolin e tij aktual për tre vjet dhe pritet të kalojë gjatë në detyrën e tij të ardhshme në javët e ardhshme. Deri në tranzicionin e tij të planifikuar, ai mbetet në rolin e tij si Zëvendës Ndihmës Sekretari dhe i Dërguari Special në zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike si dhe i Dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor. Departamenti  sqaron se  pronari i web-faqes “Frontliner”, z. Xhemshiti “ ka bërë një sërë qëndrimesh online për Escobarin  që  vërtet janë gënjeshtra.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …