DASH ka publikuar një raport për pasojat e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një raport për pasojat e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Nga ai mësohet për dëme të jashtëzakonshme brenda dy viteve të luftës. Sipas këtij raporti, gjatë kësaj periudhe të luftës, janë vrarë rreth 300 e 15 mijë ushtar rus dhe 70 mijë ushtar ukrainas. Humbje ka pasur edhe në civil, me rreth 10 mijë të vrarë, afër 600 prej të cilëve fëmijë. Sipas DASH-it, janë shkatërruar 3 mijë e 790 shkolla dhe 1 milion e 500 mijë shtëpi. Në këtë raport po ashtu bëhet e ditur edhe migrim të madh të ukrainasve drejt shteteve të perëndimit. Janë rreth 17 milion ukrainas që kanë emigruar drejt Polonisë, Rumanisë, Hungarisë dhe shteteve tjera. Analistët e çështjeve ushtarake besojnë se Rusia deri më tani, për operacionet ushtarake në Ukrainë, ka shpenzuar 167 miliardë uro. Përllogaritet se kostoja e rindërtimit të Ukrainës kur të ketë mbaruar lufta do të jetë 384 miliardë euro prej të cilave 120 miliard euro për ndërtimin e shtëpive të shkatërruara, njofton REL.

Kontrolloni gjithashtu

Më 16 maj 1999, në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur nga forcat serbe, veprimtari kombëtar, Ukshin Hoti

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të …