DASH

DASH: Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme dhe e qëndrueshme

Çështja e rivendosjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, është kthyer në një temë dite për rajonin, ndërsa ka ngjallur shqetësim jo vetëm në vendet respektive, por edhe te faktori ndërkombëtar. Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit, që duke folur për “Zërin e Amerikës”, ka komentuar debatin më aktual në rajonin e Ballkanit. Ai kërkoi që palët të lënë mënjanë retorikat negative dhe të përqendrohen për gjetjen e marrëveshjeve të qëndrueshme dhe afatgjata. “Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe nuk krijon paqëndrueshmëri në asnjërin vend apo në rajon. Kjo do të kërkojë largpamësi dhe elasticitet nga të dyja anët. Ne inkurajojmë palët që të marrin pronësinë e plotë të procesit, të ulin retorikën negative dhe të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive”, thuhet në deklaratën e DASH për “Zërin e Amerikës”.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …