Lëvizja Vetëvendosje, qendra Gjermani proteston sot në prag të Samitit të Ballkanit

Vetëvendosje: Shpend Ahmeti duke u bërë bashkë me PDK-në e ka zaptuar komunën e Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje deklaron se Shpend Ahmeti e ka vjedhur mandatin nga ky subjekt dhe tani po e ndan me PDK-në. Në një reagim të këtij subjekti politik thuhet se Shpend Ahmeti e tejkaloi arrogancën e paturpësinë e djeshme ndaj të zgjedhurve e qytetarëve duke e shpërfaqur sipas tyre, bashkëpunimin me PDK-në. m“Duke u bërë bashkë me PDK-në, sot kryetari i Komunës inauguroi zaptimin e Komunës tonë. Ky zaptim bëhet i mundshëm sipas tyre duke e larguar VV-në. Andaj edhe e shkarkuan asamblistin Egzon Azemi nga aksionari i NPB-së. Për këtë iu deshën votat e PDK-së. Kjo parti zaptuese e shtetit bashkëveproi sot me Shpend Ahmetin në mbledhjen e shtatë të Kuvendit për ta luftuar Lëvizjen Vetëvendosje. Fillimisht ia bëri kuorumin, më pas ia mundësoi votimin kundër Lëvizjes si dhe e ndihmoi për emërimet nga PSD e AAK që Shpend Ahmeti i kërkoi”, thuhet në reagim.

Vetëvendosje thotë se PDK, siç e quan parti me drejtues uzurpatorë të shtetit, por me vetëm 10 për qind të votave në Prishtinë, sipas VV-së, nuk vepron jashtë pazareve as nuk dhuron asgjë. “Shtrohet pyetja, çka i ka dhënë nga qyteti i Prishtinës Shpend Ahmeti PDK-së për t’ia marrë votën sot. Kjo sjellje e Ahmetit nuk është e re. Shpend Ahmeti e ka vjedhur pushtetin për Prishtinën nga VV-ja dhe tani po ia dorëzon atë PDK-së. Vullneti i qytetarëve nuk rregullohet në tregun e mallrave. Nuk mundet të tradhtosh votën që ta kanë dhënë qytetarët si VV-ja pa shkuar në prehrin e SHIK-ut. Zelli i madh që e ka kapluar për ta luftuar VV-ja nuk e ka pasur në luftimin e pushtetit. Në këtë beteje e përfshinte organizata e Lëvizjes dhe aktivistët e vendosur për të çliruar qytetin nga mafia. Shpendin e kemi njohur si frikacak. Atij po i duket se po trimërohet në krah të PDK-së. Por në krah të PDK-së nuk ka vend me trimërim por për korruptim. Sot për sot Shpend Ahmeti dëshiron t’ju dorëzohet herë njërës parti të pushtetit herë tjetrës, secila me projekte të dëmshme për shtetin. Por secila nga këto palë, përfshirë Shpend Ahmetin duhet ta dinë se e kanë përballë VV-ja edhe organizimin e qytetarëve”, shkruan Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …