Dastid Pallaska

Dastid Pallaska: Një shkelje të rëndë ka ndodhur nga Gjykata Speciale në rastin e ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli

Avokati, Dastid Pallaska, ka deklaruar se në rastin e Veselit, ka ndodhur një shkelje e rëndë. Paneli kushtetues i Gjykatës Speciale i ka dhënë epërsi kushtetuese, versionit të kushtetutës në gjuhën serbe, përkundër faktit që ky version ofron më pak të drejta”. Kadri Veseli në kërkesën e tij kushtetuese, i ka ngritur disa pretendime për shkeljen e nenit 33 të Kushtetutës së Kosovës, i cili përcakton: se askush s’mund të akuzohet apo dënohet për një vepër penale, që s’ka qenë vepër penale në kohën e kryerjes. Në versionin në gjuhën angleze, që është version burimor, parasheh që kjo dispozitë të aplikohet, në fazën e akuzimit, apo edhe në të dënimit. Pra, njëjtë e kemi edhe në gjuhën shqipe”. Versioni  në gjuhën serbe sipas gjitha gjasave për arsye të ndonjë gabimi thotë që: ‘’askush nuk mund të dënohet’’, e përjashton fazën e akuzimit. Edhe me qëllim që ta shpallë të papranueshme kërkesën si të parakohshme, se po ngrihet në fazën e akuzimit, e jo në fazën kur është dënuar. Paneli kushtetues i Gjykatës Speciale i jep epërsi kushtetuese, versionit serbisht, duke shkelur ndër parimet bazë të interpretimit të normave kushtetuese, ka sqaruar avokati, Dastid Pallaska.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti, pranoi një telefonatë nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron, i cili kërkon zbatimin e AKS-së, pa vonesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga kryetari Francës, Emmanuel Macron. Ai …